Lezhë, përkujtohet 566 vjetori i Kuvendit të Besëlidhjes

Dhjetra qytetarë të Lezhës kanë përkujtuar paraditen e 2 marsit Kuvendin e Besëlidhjes: Ceremonia u zhvillua në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë ku sot gjendet memoriali i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
566 vite më parë , pas kthimit nga Turqia , ai organizoi në këtë vend, Kuvendin e Besëlidhjes së Lezhës duke shënuar kështu 2 marsin e vitit 1444 si një datë historike.

Një bashkim princash, e ka vlerësuar Arqipeshkvi i Diocezës së Shkodrës Imzot , Anxhelo Masafara i cili përmes fjalës së tij dha dhe një mesazh për politikanët e sotëm.

“Ky memorial tregon heroizmin e Gjergj Kastriotit , pra dashurinë e tij për kombin si dhe angazhimin e tij për të bashkuar princat e viseve shqiptare. Sa do të doja që ata të cilët sot e kanë në dorë fatin e popullit tonë të punonin më shumë me idealet e të parëve. ” u shpreh Imzot Anxhelo Masafara. /BalkanWeb/