Nju Jork: Tjetër tragjedi në familjen shqiptare – Mbytet në një puset një djalë 17 vjeç nga Kosova

Një punonjës adoleshent, pas marrjes së mbeturinave në një dyqan kafe – ëmbëltore të kompanisë së njohur në Amerikë, Dunkin Donuts, natën së dielës, teksa shkonte të hidhte mbeturinat e lokalit, papritmas ra në një gropë e ujërave të zeza dhe vdiq, tha policia lokale.

Fëmija 17 vjeç quhet Amir (Vesel) Zeqiri, dhe është nga Drenica – Kosovë, dhe ka rënë tragjikisht në një pellg të hapur, prapa një shitoreje kafe- ëmbëlsira Dunkin Donuts në qytetin Smithtown – Long Isiland. Qytet që ndodhet rreth 40 milje në lindje të qytetit të Nju Jorkut, tha policia. Për fat të keq – gropa ishte e zbuluar, pasi zakonisht gropa ishte me një mbulesë kapanxhë, që vendoset mbi një puset ku mblidhen ujërat të zeza. Pra ajo është një gropë(puset) e madhe në tokë, që mbledh mbeturinat nga WC dhe zhytet në tubacionet poshtë nën tokë me kanalizmet, thanë hetuesit e ngjarjes.

Kushëri i parë i tij 14 vjeç, ishte brenda të njëjtit dyqan duke punuar , kur menjëherë i ka shkuar mendja se diçka mund të kishte ndodhur, kur kushurir i tij Armiri nuk u kthye në kohë, dhe shkoi për të kërkuar atë.

Mirpo kushëriri i tij thotë se e ka gjetur Amirin brenda gropës rreth 8 këmbë nën puset. Ai vrapoi menjëherë në një dyqan aty pranë për të kërkuar ndihmë, por kur ai u kthye së bashku me dy të tjerë, fatkeqësisht trupi i kushurirt të tij nuk ishte më i dukshm në ujrat e pusetës, tha policia.

75 punonjës të emergjencës, policë, zjarrfiks, punonjës të ndihmës së shpejt-të mjeksisë, dhe ata të mirëmbajtes së pusteave e kanalizmive në qytet nga Suffolk County Police Department dhe Shërbimet e tjera komunale, pas më shumë se 30 minuta kërkim arritën dhe e nxorrën të riun nga pellgu i pusetës dhe e dërguan menjëher atë në një nga spitalet më të afërt, ku dhe ai u shpall i vdekur.

Hetuesit e ngjarjes janë duke kryer hetimet, dhe kanë planifikuar edhe një autopsi për viktimën. Policia tha se ishte duke hetuar vendin sesi puseta u la e zbuluar, pa shenjë dhe e pa rethuar.

Kompania Dunkin Donuts Inc. e markave të ëmbëlisrave dhe kafes, me qender në Kanton Masachusstes, nuk ka kthyer menjëherë mesazh telefonik policisë, në përgjigje të kontaktit me policinë lënë pas pas disa orësh në selinë e saj .

Policia, thotë se kjo nuk është hera e parë, që dikush ka vdekur në një gropë ujërash të zeza në Long Island. Ky qytet ka shumë puseta të madhe në tokë rrethuar me gurë, për të filtrimin e ujërave të zeza dhe zakonisht ato janë mbuluar me një kapak, të rethuara dhe me shenja.

Një ngjarje e tillë ndodhi në qershor 2007, kur një kopështar u mbytë pasi ra në një gropë ujërash të zeza afër shtëpisë së tij në lagjen Deer Park- Long Island.

Në korrik 2006, një grua e shqetësuar që shkonte për të takuar e tezen e saj 76-vjeçare, u gjetë e mbytur në një gropë ujërash të zeza në oborrin para shtëpisë së vet në Huntington, 10-këmbë të thellë .

Dhe në shtator 2001, një njeri nga qyteti Huntingtonit, adhurues i gjuetisë me hark, po në oborrin e shtëpisë së tij teksa luante me fëmijët, vdiqë kur ra në një gropë të tillë, 18-këmbë e thellë, po një gropë ujërash të zeza që e “gëlltiti” atë. Kërkuesit shpejt gjetën trupin dhe thanë se ishte i Michael Lobasso, një agjent në Administratën e Luftës kundra Dorgës në SHBA.

Ndërsa, ngjarja tjetër ndodhi sipas raportit të policisë në prill 2006, pikërishtë kur një 71-vjeçar që doli jashtë në shi për të marr gazetën ditën e diel – u rrëzua në një gropë ujërash të zeza në oborrin jo shumë larg shtëpisë së tij në qytetin Huntington, djali i tij dhe një fqinj e panë, dhe ata u përpoqën për të shpëtuar atë, por më kotë .

Fatkeqësia e fundit, e kësaj fundjave ishte edhe vdekja tragjike e këtij djali shqiptarë 17 vjeç, emigrant nga Drenica – Kosovë, i cili ka lënë pas vetse baban hoxhë në xhaminë shqiptare në Long Island – Nju Jork, nënën dhe dy vëllezër. Funerali për të ndjerin do të jetë i hapur nesër, ditë e mërkurë nga ora 6 – 9 pas dite në Qendren Islamike Shqiptaro – Amerikane në Queens të Nju Jorkut, ne adresen 7224 Murtle Avenue, Queens, NY 11385.

Varrimi i te ndjerit do të bëhet në vendlindje – në Drenicë – Kosovë /Beqir Sina/