Ahmadinexhad: 11 shtatori nje genjeshter e madhe

Dy dite nga vizita e tij zyrtare ne Afganistan presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad leshon nje tjeter deklarate provokuese ndaj perendimit dhe vecanerisht Uashingtonit, kur i cilesoi sulmet e 11 shtatorit te 2001-it si nje “genjeshter te madhe”.

“Sulmet terroriste te 11 shtatorit te 2001-it ishin nje genjeshter e madhe e ndermarre per te justifikuar me gjoja luften antiterrorizem pushtimin e kombeve te tjere”, citohet nga televizioni shteteror iranian Ahmadinexhad.

Me tej lideri iranian, i njohur per retoriken e tij te ashper kunder perendimit dhe Izraelit ia faturoi sulmet mbi “Kullat Binjake” sherbimeve sekrete pa percaktuar te kujt shteti.

“Sulmet ne territorin amerikan ishin nje skenar i sofistikuar i sherbimeve te inteligjences”, vazhdon me Ahmadinexhad ne deklaraten e tij per televizionin shteteror ne Iran.

Kjo nuk eshte hera e pare qe kreu i Republikes Islamike komenton tragjedite historike duke i hedhur poshte ato. Me pare ai ka refuzuar ekzistencen e Holokaustit, ku te pakten 6 milione hebrenj u ekzekutuan prej nazisteve gjate Luftes se II Boterore dhe sugjeroi zhdukjen e Izraelit nga harta. /Top Channel/