Intervistë me këngëtarën Amanda Ujkaj

Muzika si pjesë e jetës

Kam disa ide për diçka të re, mirëpo tani për tani e kam prioritet të përfundoj me sukses vitin e parë të fakultetit ku vijoj studimet.

Koha javore: Si lindi idea për të participuar në edicionin e fundit të festivalit të Radiotelevizionit Shqiptar?
Amanda:
Unë dhe shoqja ime Violeta Lulgjuraj e kemi ndjekur të njëjtën shkollë të lartë, ishim në të njëjtën gjeneratë dhe të motivuara nga ndjenjat e vitit të fundit, lindi ideja për ta inçizuar këngën me motive të periudhës më të rëndësishme të jetës të cilën e përjeton çdo adoleshent. Më vonë, me rekomandimin e miqve kemi aplikuar te RTSH.

Koha Javore: Në këngën juaj të fundit “Vitet më të bukura ” ajo çfarë ra në sy, përveç muzikës dhe tekstit, ishte përformasa me veshjet tuaja në skenë. A kishit stilistin Tuaj?
Amanda:
Unë dhe Viki e kemi, hartuar stilin e veshjës, besoj që i është përshtatur temës dhe moshës sonë, por padyshim meritë të madhe për suksesin kishte stafi realizues, tekstin e ka shkruar Sokol Marsi, kurse është orkestruar dhe kompozuar nga prof. Luigj Dedvukaj.

Koha Javore: A jeni ambicioze për të ardhmen, pasi që shumë kritikë në festival e kanë vlerësuar karakterin dhe sigurinë Tuaj në skenë?
Amanda:
Sigurisht që jam, muzika është pjesë e jetës sime dhe përpiqem që të koordinoj kohën dhe të bëj më shumë në këtë drejtim. Çdo gjë është e mundur kur njeriu është i vendosur t’i realizojë ëndrrat e veta.

Koha Javore: Me çfarë po merret Amanda së fundi, ndonjë këngë, video klip apo të presim ndonjë surprizë tjetër së shpejti?
Amanda:
Kam disa ide për diçka të re, mirëpo tani për tani e kam prioritet të përfundoj me sukses vitin e parë të fakultetit ku vijoj studimet .

Koha Javore: Sa keni kohë për t’iu dedikuar vetes,pasi që jeni edhe studente?
Amanda:
Organizohem mjaft mirë, prandaj ia arrij t’i realizoj aktivitetet e planifikuara.

Koha Javore: Me cilët këngëtarë/e shqiptarë keni më shumë miqësi dhe bashkëpunim?
Amanda:
Padyshim me shoqen dhe kolegen time Violeta Lulgjuraj.

Koha Javore: Çfarë ju mërzit dhe çfarë ju pëlqen më shumë të bëni në jetë?
Amanda:
Më merzitin punët e kota që s’kanë asnië lloj drejtimi të mirë, padrejtësitë që ndodhin në shoqëri dhe në botë. Kurse më pelqejnë të gjitha gjërat që rrezatojnë dhe janë pozitive me plot humanizëm.

Koha Javore: A është dikush në zemrën e Amandës ?
Amanda:
Në çdo zemër të shëndoshë patjetër ekziston dashuria universale dhe ambicjet e bukura!

Koha Javore: Kush është njeriu ideal për ju?
Amanda:
Njeriu ideal për mua është personi që posedon karakter të fortë dhe pozitiv dhe shpirt mirë.

Koha Javore: Në fund më tregoni se, cilat janë tre gjërat që ëndërron të bësh më së shumti në jetë?
Amanda:
Të vazhdoj me muzikë dhe të ushtroj profesionin tim si dhe të bëhem personalitet sa më i kompletuar në të gjithë lëmenjtë e jetës.

Bisedoi M. Gjokaj

KOMENTOJE