Festohet 8 Marsi në Malësi

Para 100 vjetësh, gjegjësisht në vitin 1910 ishte hera e parë që u kremtua 8 Marsi, sot festë kjo e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Në vitin e lartpërmendur në Kopenhagën të Danimarkës u mblodhën mbi 100 gra, nga vende të ndryshme evropiane si dhe nga SHBA, nën kryesinë e Klara Cetkinit për të ngrit zërin kundër padrejtësisë që i bëhet gjinisë femërore në shoqëri.
Brenda këtyre 100 viteve janë bërë shumë ndryshime në aspektin e gruas dhe rrolit të saj në shoqëri, megjithatë diskriminimi i gruas në shoqëri është ende dukuri, madje edhe në boten perëndimore. Gratë nuk janë të barabarta me burra as në shekullin 21.

Në Malësi 8 Marsi u festua në restorantin Belveder, ku mysafirët ishin të shoqëruar nga këngëtarja e mirënjohur Gjyste Vulaj. Atmosfera ishte mjaft e këndshme dhe numri i mysafirëve ishte relativisht i mirë. Shpresojmë se me kohë mu këtu në Malësi festa e 8 Marsit do të jetë edhe më madhështore ngaqë siç thotë një fjalë e urtë “Gruaja është themeli i shtëpisë” prandaj çdo grua meriton një mirënjohje së paku ketë ditë.
Urime 8 Marsin të gjitha grave në mbarë botë, e sidomos këtu në Malësi! /Fjolla I./

FOTOGRAFITË KOMENTOJE