Ilir Meta sot në Beograd

Shqipëria e konsideron “historike” vizitën e sotme të nënkryetarit të Qeverisë dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, në Beograd, tha shefi i kabinetit të tij, Sokol Dervishaj, njoftojnë mediat e Tiranës.

Gjatë vizitës dyditore, zyrtarët shqiptarë dhe serbë do të bisedojnë për “marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, stabilitetin në rajon dhe integrimin e shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian” transmeton AFP.

Njoftohet se Meta do takohet me presidentin Boris Tadiq, ministrin e Jashtëm Vuk Jeremiq dhe nënkryetarin e qeverisë serbe, Bozhidar Djeliq.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë shqiptar prej vitit 2005, kur në Beograd qëndroi ish shefi i diplomacisë, Kastriot Islami. /NOA/