Kryeministri malazez, Milo Djukanovic planifikon të tërhiqet gjatë mandatit të kësaj Qeverie, por nuk saktësoi se kur do të ndodhë kjo.
Djukanovic mohon se tërheqja e tij është iniciuar nga trysnitë e bashkësisë ndërkombëtare, duke theksuar se atë askush nga ai nuk e kërkon.
Në mesin e bashkëpunëtorëve të vetë ka disa kandidatë që mund ta trashëgojnë, por nuk ka ambicie për ta caktojë trashëgimtarin, por këtë do ta vendosë gjatë bisedave me partinë e partnerit të koalicionit.
Pas braktisjes së postit kryeministror, Djukanovic mendon të merret me punë tjetër dhe të kënaqet në të mirat e asaj që deri tani e ka arritur.
Mandati i Qeverisë së tij skadon në vitin 2013. /Makfaks/