Thaksin Shinawatra gjendet në Mal të Zi

Ish kryeministri i Tajlandës, Thaksin Shinawatra, gjendet në Mal të Zi, ka konfirmuar policia malazeze. Shinawatra ka pasaportë të Malit të Zi, por autoritetet nuk kanë shpjeguar se si e ka marrë nënshtetësinë. Në vitin 2006 ai u rrëzua nga posti i kryeministrit dhe e lëshoi Tajlanden. Derisa Shinawatra gjendet jashtë Tajlandës, gjyqi i atij vendi e dënoi me dy vjet burg, ku dhe dërguan flet arrest në Interpol.
Shinawatra me 13 mars, me aeroplan privat nga Dubai erdhi ne Mal të Zi, pasi u kërkua nga ai ta lëshoj Dubain.
Shinawatra është parë në bregdetin malazias më herët gjatë kësaj jave.
Njoftimi i policisë të mërkurën ishte konfirmimi i parë për prezencën e tij nga autoritet, raporton Reuters.
Shinawatra ishte pronari i klubit të futbollit Manchester City. Nga mediet malazeze njihet me nofkën “malazezi më i pasur” /Vijesti/

KOMENTOJE