Pesëmbëdhjetë familjeve që jetojnë në ndërtesën pranë xhamisë në Tuz jetojnë pa drita dhe nxemje

Anëtarët e pesëmbëdhjetë familjeve që jetojnë në ndërtesën pranë xhamisë në Tuz u detyruan të largohen nga banesat e tyre, sepse ata që pesë ditë jetojnë pa energji elektrike.
Siç njofton “Vijesti”, gazetarë të tyre dje trokitën në dyert e 15 apartamenteve por në asnjë banesë nuk u hap dera, pasi banorët kishin braktisur apartamentet e veta.
Gazetarëve u kishte shpjeguar babai i një prej banorëve se “ata i kanë braktisur banesat për tu ngrohë diku tjetër”.
Korporata Elektrike e Malit të Zi njofton se ndërtesa kinse është ilegale (pa leje) dhe se ilegalisht është e lidhur me rrjetin elektrik.

Një tjetër i afërm i banuesve pyetet “pse këtë nuk ju treguan kur punëtorët e EPCG (Korporatës Elektrike) ishin këtu dhe ranë dakord me banuesit që pjesën e papaguar të ua mundësojnë me kastë, kurse tash thonë që edhe nëse krejt borxhi shlyhet, ndërtesa nuk do të lidhet në rrjetin elektrik.
Ai shtoi se faturat e energjisë elektrike nuk janë paguar nga vetëm tri familje e që tashti 12 familje nuk kanë kushte normale të jetesës, pa rrymë elektrike.

Drejtoresha e qendrës për mbrojtjen e konsumatorit Olga Nikcevic tha dje për “Vijesti” se kishte marrë vërejtjen për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, dhe se EPCG premtoi se banorët e ndërtesës në Tuz do të lidhen me rrjetin në qoftë se tre familjet do të paguajnë faturat e tyre.
Qytetarët që jetojnë në atë ndërtesë për një ditë morën fatura të mëdha, e që EPCG i dërgoi një vit e gjysmë me vonesë.
Është e papranueshme që EPCG shkëput nga rrjeti konsumatorët që i paguan faturat e gjithashtu është e papranueshme që faturat ti mbajnë një vit e gjysmë pastaj për një ditë ti shpërndajnë të gjitha – tha Nikcevic.

Nga EPCG dje njoftuan se arsye për shkëputjen e rrymës është lidhja e paligjshme e energjisë elektrike në rrjet, nga ana e investitorit, dhe se investitori “A.M.K.” nuk ka marrë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të marrë miratimin e EPCG për lidhje në rrjet.
Ndërtesa është shkëputur nga rrjeti të premten, 12 Mars dhe banuesit nuk do të jenë të lidhur me rrjetin, derisa investitori nuk do ti përmbush detyrimet e tij – tha dje zëdhënësja e EPCG Tanja Zecevic. /Vijesti/

KOMENTOJE