“Hightech” i Elvana Gjatës ndër klipet më të mira të festivalit ballkanik

Videoklipi i këngës “Hightech” i këngëtares Elvana Gjatës ka hyrë në mesin e 20 klipeve më të mira të vitit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve video-muzikore të Ballkanit, që do të mbahet në Sofje. Videoklipi “Hightech” do të përballet me videoklipet e artistëve të njohur si: Morandi, Anna Vissi, Dino Merlin, Hari Mata Hari, Severina…etj. Ky është videoklipi i vetëm shqiptar që do të garojë në këtë eveniment.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në muajin maj. /Telegrafi/