Propozohet që zgjedhjet lokale të mbahen me 23 maj

Kryetari i Malit të Zi Filip Vujanovic disa ditë më parë propozoi që zgjedhjet lokale të mbahen me 23 maj. Ai tha se do të ketë takime me lider të partive për konsultime në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve.
Zgjedhjet lokale do të mbahen në 14 komuna: Podgoricë, Ulqin, Tivar, Plavë, Andrijevic, Plluzhinë, Danillovrag, Nikshiq, Shavnik, Zhablak, Beranë, Bijello Pole, Kollashin dhe Rozhajë.
Kryetari i Lidhjes Demokratike Mehmet Bardhi, paralajmërimin e kryetarit Vujanovic për konsultimet me partitë tjera e vlerësoi si një procedurë pa vlerë, dhe se nuk pret asgjë konkrete nga ato. Ai tha se nuk pret ndonjë ndryshim, pasi si çdo herë më parë behët ashtu si e propozojnë kryeshtetasit, ose e kundërta nga ajo që kërkojnë opozitarët.
Bardhi theksoi se Lidhja Demokratike është e gatshme për koalicione të mundshme me partit shqiptare. Duke qenë se në Mal të Zi ka mjaft parti shqiptare, çdo koalicion do të relaksoj votuesit, shtoi Bardhi. /Vijesti – Dan/

KOMENTOJE