“Forca” del vetëm në votime, subjektet tjera politike shqiptare mbeten të hapura për bisedime

Ulqini më 23 maj do të dalë në votime për parlamentin e ardhshëm vendor. Këshilli Qendror i Forcës së Re Demokratike – Forca në mbledhjen e mbajtur fundjavën që lamë pas ka vendosur që ky subjekt politik të dalë vetëm në zgjedhjet lokale në Ulqin. Kryteari i kësaj parti politike parlamentare, Nazif Cungu , thotë se në bazë të informatave që poesdojnë kanë rritje të dukshme të anëtarëve dhe simpatizuesve dhe se dalja si subjekt i veçant në zgjedhjet e ardhshme siguron rezultate të përfaqësimit në parlamentin lokal të Ulqinit. Cungu megjithatë nuk përjashton mundësinë e formimit të një kolacioni me partitë politke shqiptare. Ai pohon se në rast qe partitë nacionale shqiptare, propozojnë ofertë për koalicione parazgjedhore, ato mund të shqyrtohen edhe një herë në Këshillin Qendror, në rast se ato janë në përputhje me programin e Forcës. Partia e Prosperitetit Demokratik pozitivisht e vlerëson qëndrimin e Forcës që të dalë vetëm në zgjedhje lokale në Ulqin. Kryetari i kësaj parti Ali Rexha shprehet se me këtë qëndrim të Forcës është evituar kriza parazgjedhore politike e cila do të paraqitej me formimin e koalicionit parazgjedhor me partitë shqiptare nacionale të cilat nuk egzistojnë sepse janë jashta mandatit të vet partiak, duke aluduar në Lidhjen Demokratike në Mal të Zi dhe Bashkimin Demokratik të Shiptarëve. Këto parti , pohon Rexha shkelin nenin 18 të Ligjit për funksionimin e partive politike në të cilin thuhet ,, Organi meritor me vëndim do të fshijë nga regjistri ato parti për të cilat konstatohet që në afat prej një viti nga kalimi i mandatit të caktuar me statut, nuk arrinë të bëjë zgjedhjen e organeve të veta sipas statutit.”. Rexha thotë se “ Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve kaherë e kanë humbur të drejtën për të dalë në zgjedhje sipas ligjit nga se nuk mbajnë tubimet e veta zgjedhore dhe i fton këto parti që të mbajnë kongreset zgjedhore në harmoni me ligjin, në të kundërtën PPD-ja do të inicojë masa administrative ligjore për ndalimin e punës së këtyre partive. Partia e Prosperitetit Demokratik , nënvizon Rexha, është e hapur për bashkpunim me anëtarët e partive të përmendura dhe pret që ata t’i kthehen PPD-së si votues. Funksionari i lartë i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Nikollë Camaj e ka vlerësuar të pritshëm vendimin e Forcës që të dalë vetëm në zgjedhjet lokale në Ulqin, sepse përfaqësuesit e këtij subjekti politik vazhdimisht kanë deklaruar se sipas analizave të tyre shënojnë rrtije të trupit votues, duke shtuar se “është dashur që të lënë hapësirë për formimin e një kolaicioni të gjerë të partive politke shqiptare në Ulqin, meqë sipas tij paraqitja parciale , edhe pse mund ti sjellë ndonjë parti një numër të caktuar votash dhe mandatesh, mund të vënë në pyetje formimin e psuhtetit”. Camaj është shprehur i sigurt se “partitë e tjera politike shqiptare do të arrijnë marrëveshje për një koalicion të subjekteve shqiptare”. Edhe deputeti i Koalicionit shqiptar ”Perspektiva” Amir Hollaj është deklaruar se mbeten të hapur për bisedime me të gjitha subjektet nacionale politke shqiptare për formimin e koalicioneve të përbashkëta. /Gjekë Gjonaj/

KOMENTOJE