Deputetët shqiptarë dorëzuan amandamentet me të cilat kërkohet vetqeverisje e plotë lokale për Malësinë

Dje, me 6 prill 2010, deputetët shqiptar, z. Mehmet Bardhi (LDnëMZ), z. Genci Nimanbegu (Forca) dhe z. Amir Hollaj (Perspektiva), dorezuan propozim amandamentet në Propozim Ligjin mbi organizmin territorial të Malit të Zi, të cilin Parlamenti i Malit të Zi do ta shqyrtojë gjatë kësaj jave. Deputetët shqiptarë, me qëllim zgjodhën 6 prillin, si datën më të rëndësishme të historisë së Malësisë, për t’i dorëzuar amandamentet, me të cilët kërkohet vetqeverisja e plotë lokale për Malësinë. Amandamanet e propozuara, që më parë i kishte hartuar kreu i komunës urbane të Tuzit dhe ia kishte propozuar hartuesit të Ligjit, ministrisë gjegjëse, por ajo nuk i pati aprovuar, andaj deputetët tonë, duke shfrytëzuar mundësitë që i jep Rregullorja e punë së Parlamentit, do të provojnë që me Ligj të sigurojnë komunën e Malësisë me qendër në Tuz. Duke vlerësuar se proceset demokratike nuk mund të ndalen dhe se decentralizimi i pushtetit është parakusht i hecjes përpara për çdo shoqëri demokratike, shpresojmë se kësaj radhe Malësia vërtet do të fitojë atë të drejtë nga e cila është privuar para më se një gjysëm shekulli.

KOMENTOJE