Diaspora Shqiptaro-Amerikane, Këshilli për krijimin e Komunës së Malësisë-Tuzit

Delegacioni Shqiptaro-Amerika takohet me departamentin a shtetit per te diskutuar Komumunen e Malesise ne Mal te Zi

Per venie ne qarkullim te shpejte

WASHINGTON, D.C. 16 Prill 2010 – Nje delegacion qe perfaqeson Keshillin per formimin e Komunes te Malesise-Tuz u takua sot zyrtarisht me Departamentin e Shtetit Amerikan dhe paraqiti raportin e mundshem ku jane vleresuar konditat a favorshme socialo-ekonomike dhe politike per te krijuar Komunen e Malesise. Delegacioni ishte i kryesuar nga kryetari i Keshillit dhe presidenti i Shoqates Shqiptaro-Amerikane “Malesia e Madhe”, Gjergj Ivezaj. Grupi i eksperteve juridike, politike, dhe ekonomike perbehej nga presidenti i “Levizjes Atedheu na Bashko” dhe eksperti per ligjet nderkombetare, Doktor Paloke Camaj, perkrahesi i te drejtave te njeriut dhe avokat Sabri Gjoni, intelektuali per maredheniet nderkombetare dhe ish keshilltari politiki i Kryeministrit te Kosoves Viktor Ula, Profesori i Shkencave Politike dhe Drejtori Ekzekutiv per Komisionin per te Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Kombetare Viktor N. Ivezaj, dhe nga Malisia, Studiusi i te Drejtave Ligjore te Njeriut per Komisionin e te Drejtave te Njeriut dhe Pakicave Kombetare dhe ekspert ne Doktrinen Ligjore Europiane, Doktor Angjell Gojcaj.

Deligacioni u takua me Zevendes Drejtorin e Zyres se Maredhenieve per Europes Jugore Qendrore Zotin John R. Buzbee dhe diskutuan diskriminimin e vazhdueshem dhe sistematik qe ka shqetesuar Shqiptaret ne Malesi, krahine e Malit te Zi. Delegacioni i paraqiti Zevendes Drejtorit Buzbee nje studim te agrumetuar e statistikor te ndermare ne vitin 2009 duke ilustruar keqesimin e krahines se Malesise ne te gjitha sferat e rrethanave shoqerore, politike dhe ekonomike si rezultat i refuzimit te Malit te Zi per te formuar nje qeveri lokale ne krahinen e Malesise per te rregulluar kete krize te vazhdueshme.Profesori Ivezaj beri nje hyrje te qarte ku perblidhte ne menyre kronologjike perpjekjet e vazhdueshme te perfaqesuesve te Malesise per te rikrijuar nje Komune qe u cvuqizua ne menyre te padrejte ne vitin 1957. Dr. Camaj i rikujtoi Departamemtit te Shtetit se largimi i vazhdueshem i Shqiptareve nga procesi politik kercenon pranimin e Malit te Zi ne institucionet Euro-Atlantike duke pare se ligji nderkombetar qe ndikon mbi pakicat etnike eshte injoruar fare. Zoti Ula e vazhdoi vleresimin duke shtjelluar me hollesi krizen ekonomike te vazhdueshme te krijuar pas krijimit te Komunes Urbane kukull, qe permblidhte nje argument te pa bazuar se Malesia eshte me e sigurt financiarisht dhe ka shume mundesi te vet mjaftueshme ne krahasim me te pakten shtate Komuna te tjera. Ky konkluzion ndryshoi qendrimin e Malit te Zi se krijimi i Bashkise se Malesise ishte i parakohshem ne ate kohe.

Delegacioni ishte i shoqeruar nga anetari i personelit te larte kongrsist Jeremy Steslicki, i cili i paraqiti Zotit Buzbe nje leter te firmosur nga tre perfaqesues te kongresit qe mbeshtesit peticionin e delegacionit. Senatori Karl Levin dhe kongresistet Sander Levin dhe Gary Peters u bashkuan bashke dhe ne menyre te prere kerkuan qe Depatementi i Shtetit “te siguroje trajtim te barabarte te Shqiptareve ne Mal te Zi” dhe ne te njejten kohe shprehen mbeshtetjen e tyre per “pranimin e statusit te nje Komunee te plote ne qarkun Tuz te Podgorices” qe do te zbute problemet e vazhdueshme qe jane te lidhura me “te drejtat e shqiptareve qe jane objekt diskriminimi ne token e tyre amtare” dhe mosperfaqesimin serioz ne jeten publike dhe private.
Pas takimit, Doktor Camaj komentoi, “ Ne jemi te kenaqur te mesojme se Departamenti i Shtetit Amerikan eshte i shqetesuar thellesisht per te zgjidhur statusin e Komunes te Malesise dhe nevojen qe Mali i Zi ka te veproje ne perputhje me rregullin e ligjit dhe te drejtat nderkombetare te njeriut.

Delegacioni u takua me ambasadorin e Malit te Zi ne Stetet e Bashkuara te Amerikes Miodrag Vlahovic, te cilit gjithashtu iu paraqit Raporti i statistikor i 2009s dhe dokumentat shoqeruese per tu dorezuar ne Podgorice. Zoti Vlahovic ishte autori i nje raporti statistikor te Prillit 1993, ne te cilin ai konkludoi se anullimi i Bashkise se Malesise ne vitin 1957 ndikoi ne pasojat negative politike dhe social-ekonomike qe kane perfshire krahinen sot.
Edhe pse ishte premtuese te degjoje se Ambasadori vazhdonte te mbeshteste konkluzionet e tij te vitit 1993, ne te njejten kohe ishte dekurajuese te mesoje se “qendrimi zyrtar” i qeverise se Malit te Zi ishte i pandryshuar- se nje afat per realizimin e nje Komune te plote te Malesise nuk eshte caktuar akoma. Mbi te gjitha, ambasadori nuk dha ndonje afat per te njohur Komunen, dhe kur ai u detyrua per te dhene afat, ai refuzoi te jepte hollesira ose nje raport mbi gjendnjen se kur kjo do te realizohej. Komentet e tij se peticioni per Komunen ishte kthyer ne nje perpjekje per te ndryshuar rrenjesisht procesin, u kundeshtuan nga anetaret e delegacionit te cilet bene pyetjen nese Mali i Zi e ndalon njohjen e Komunes bazuar ne protestat e koheve te fundit te ndermara nga diaspora dhe kerkesat e tyre te vazhdueshme per perfaqesim te barabarte. Ne te njejten kohe, Vlahovic pohoi pa kujdes se “etnisiteti” nuk duhet te jete objekt ngrindjeje ne dialogun e ardhshem midis shqiptareve dhe malazezeve, duke pohuar se ndryshimet kulturore duhet te shuhen sa me shume te jete e mundur dhe te mos pengojne zhvillimin e Malit te Zi. Profesori Ivezaj dhe Zoti Ula paralajmeruan se injorimi i ndryshimeve kulturore dhe i karakteristikave te tjera midis shqiptareve dhe shumices sllave shpallet me nje perparesi te rezikshme qe mund te sjelle asimilim, nje politike e paqendrueshme e paraqitur nga Podgorica dhe e diskutuar me pare po ate dite me Departamentin e Shtetit. Delegacioni i rikujtoi Vllahovicit se ata do te vazhdojne ti kerkojne qeverise amerikane dhe institucioneve te tjera nderkombetare qe kane pergjegjesi per te pare perparimin e Malit te Zi ne lidhje me intergrimin Euro-Atlantik, i cili sipas Zotit Gjoni, perfshin nje shqyrtim te gjere per korrupsionin e udhehequr nga qeveria qe ka perfshire Komunen bregdetare te Ulqinit.

Delegacioni me vone u takua me ambasadoret nga Shqiperia dhe Kosova, ku i informuan ata per bazat ligjore dhe ekonomike per perteritjen e Bashkise se Malesise. Te dyja ambasadat shprehen shqetesimet e tyre mbi trajtimin e shqiptareve qe jetojne ne Mal te Zi dhe u angazhuan se do te studijojne raportin dhe do te japin pergjigje konstruktive dhe ne kohen e duhur. Ambasadori shqiptar gjithashtu sugjeroi disa institucione dhe figura politike qe deshirojne te ndihmojne peticionin e Malesise per njohje te Komunes. Ai i siguroi deligacionit se Tiranes duhet ti dergohen gjithe korespondencat lidhur me keto objektiva.

Ne konkluzion te ngjarjeve te dites, Doktor Gojcaj shprehu vleresimin e thelle per interesin e vazhdueshem te Diaspores per mbeshtetjen e kerkesave te drejta te Malesise dhe vuri ne dukje se, “ Ne kemi nevoje qe Diaspora Shqiptaro-Amerikane te vazhdoje te mbeshtese ceshtjen tone per mbijetesen e vellezerve te tyre ne Malesi.” Ai gjithashtu shprehu mirenjohje te thelle per anetaret e Kongresit per mbeshtetjen e pandalshme dhe i ftoi ata te vizitonin Malesine dhe te shikonin padrejtesite qe ndodhin atje.

KOMENTOJE