Kryetari i KU, Smail Çunmulaj kritikon sërisht pushtetin lokal të Podgoricës për qëndrime të tij ndaj Komunës Tuzit

Në konferencën e sotme për gazetarët, kryetari i KU të Tuzit, Smail Çunmulaj, sërish ka theksuar raportin e Kryeqytetit dhe ndërmarrjeve të tij publike ndaj KU të Tuzit, respektivisht, siç ka thënë ai, ndaj udhëheqësisë së zgjedhur në mënyrë legale të saj.
Shkak për mbajtjen e kësaj konference, sipas fjalëve të tij, ka qenë mbledhja e paradokohshme në Agjencinë për zhvillim dhe ndërtimin e Podgoricës, dhe në të cilën është diskutuar për punët e ardhëshme në rregullimin komunal në teritorin e Tuzit.

Shënimi zyrtarë , njoftoi Çunmulaj, përmban emrat e personave që kanë marrur pjesë në këtë mbledhje dhe fjala është për kuadro udhëheqës nga Kryeqyteti dhe të ndërmarrjeve publike që merren me zhvillimin dhe ndërtimin e Podgoricës, dhe , siç thuhet në këtë shënim, me përfaqësuesit e KU të Tuzit, respektivisht aktivistët partiak të PDS nga Malësia.
Sipas fjalëve të Çunmulaj, fjala është për pushtetin klasik paralel në Malësi, për çgjë ka folur dhe shkruar shumë herë, duke shtuar se administrata në KU të Tuzit, gjithënjë ka dëshmuar gatishmëri për bashkëpunim dhe kooperim me Kryeqytetin, por nga pala tjetër ka munguar vullneti i sinqert që të bëhet diçka në interes të qytetarëve tonë, sqaroi ai.

Lidhur me problematikën që është trajtuar në mbledhjen e përmendur , nga KU në dy adresa relevante , në Agjencinë dhe në Sekretariatin për punë komunale dhe komunikacion, kemi dërguar propozimet për punë në rregulimin komunal , dhe ajo, pothuajse plotësisht përputhet me atë që është biseduar në agjenci, njoftoi Çunmulaj, dhe shtoi se këtu nuk asgjë kontestuese, dhe se nuk jemi kundër që punët e parapara nga KU edhe të realizohen, por qytetarët e Malësisë, duhet ta dijnë se e gjithë kjo, siç tha ai, është fryt i punës së mundimshme të KU të Tuzit, që për qytetarët e vet të siguroj minimumin e kushteve të jetës por, përfundoi Çunmulaj, jemi kundër mënyrës së këtillë të punës së Kryeqytetit dhe raportit ndaj KU të Tuzit dhe udhëheqësisë legale të saj.

Albert Camaj

KOMENTOJE