Juria profesionale e përbërë nga Ante Bakoviq, Arben Aliaj, Renata Mashanoviq, Skënder Kurmemi dhe Edita Kordiq parmbërmë në Qendrën për Kulturë të Ulqinit shpalli fituesit e Edicionit të pestë të konkrusit të fotografisë me temë “Të rinjtë pa kufij” organizuar nga Forca Rinore.
Çmimin e parë e mori Vinko Prenkoçaj nga Trieshi , i cili fitoi edhe një statu simbolike dhe 300 euro. Çmimi i dytë dhe 200 euro iu dha Emil Toskës nga Tirana, kurse çmimin e tretë dhe 100 euro i mori Ana Miranoviq nga Tivari. Nga 100 euro morën edhe Elvir Resylani dhe Enis Katana nga Ulqini të cilët kanë bërë fotomantazhën dhe MMS fotografinë më të mirë.
Organizatori shpërbleu edhe anëtarin e jurisë Ante Bakoviq për kontributin e tij pesëvjeçar në organizimin e konskursit tëpërmendur të fotografisë. Kryetari i jurisë Arben Aliaj nga Fieri tha se në konkursin e sivjetshëm ndërkombëtar të fotografisë , i cili ka qenë i hapur nga data 15 mars deri më 15 prill, kanë konkuruar më se 120 adhurues të fotografisë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, dhe Maqedonia dhe shtoi se vlera artistike e fotogravive konkuruese dëshmon se fotografët e rinj shqiptarë nga treva të ndryshme të hapësirës mbarëshqiptare po ndjekin me vullnet e pasion mjeshtrit e mëdhenj të fotogrtafisë siç janë Marubi, Gjon Milli etj. Ndarjes së çmimeve i parapriu një program festiv kulturoro -arftistik dhe një film dokumentar kushtuar traditës së fotografisë në Ulqin. Në emër të Forcës së Re Demokratike Forca të pranishmit i përshëndeti kryetari Nazif Cungu i cili falënderoi të rinjtë e Forcës Rinore për realizimin me sukses të këtij projekti, që ka synim kryesor afirmimin e fotografëve të rinj nga hapësira gjithëshqiptare dhe vendeve të rajonit. Sipas Cungut konkursi i fotografisë organizuar nga Forca Rinore përveç se tubon fotografët e rinj nga shtete dhe popuj të ndryshëm të rajonit është një traditë e cila fisnikëron dhe pasuron jetën kulturore të shqiptarëve në Malin e Zi, kurse Ulqinin e bën krenar. Në fund të kësaj ngjarje të shënuar kulturore u hap ekspozita e fotgrafive më të mira të cilat u pëlqyen nga publiku i shumtë dhe u organizua një koktej.
Gjeke Gjonaj, Ulqin