U mbajt tribuna e koalicionit Për Tuzin Evropian në Tuz – VIDEO

U mbajt të shtunen tribuna e koalicionit “Për Tuzin Evropian” DPS, UDSH, PB në QIK Malësia në Tuz.

“Unë jam i sigurt se më besoni sepse keni arsye të më besoni – Unë nuk kam frikë nga komuna e re në Tuz. Ne do të mbështesim atë që ju do të zgjidhni në referendum për komunë,”tha Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Millo Djukanovic në tribunën promovuese të koalicionit “Për Tuzin Evropian Dr Halil Dukovic” DPS-UDSH-PB. Djukanovic theksoi se pakicat në Mal të Zi kurrë nuk janë ndjerë si qytetarë të klasës së dytë.

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Ferhat Dinosha tha se në katër vitet e ardhshme në Tuz do të mbahet referendumi për komunën e plotë.
“Njeriu i cili katër vjet më parë kishte organizuar referendumin për rivendosjen e pavarësisë së Malit të Zi, me iniciativën e UDSH-së i njëjti njeri pranoj që në katër vitet e ardhshme të organizohet referendumi për komunën e Tuzit. Malësia do të jetë ajo që ju do të vëndosni.
Kjo do të ndodhë, sepse kjo është marrëveshja e partisë më të fortë malazeze DPS dhe partisë më të fortë shqiptare në Mal të Zi UDSH.
Me 23 majë do të fitojmë bindshëm në Tuz, e në majin e njërës nga katër vitet e ardhshme, ne do të kemi referendumin,” tha Dinosha.

Në këtë tribunë promovuese bartësi i listës Dr Halil Dukovic prezantoi kandidatët për këshilltarë, kurse folësit tjerë ishin edhe kryebashkiaku i Podgoricës Miomir Mugosa, kryetari i bordit komunal i Partisë Boshnjake (PB), Dr Nexhat Dresevic dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Nikolla Gegaj.

Në këtë tribunë salla e QIK Malësia ishte përplot e mbushur me simpatizues të partisë së DPS, UDSH dhe Partisë Boshnjake, të cilët valëvitnin dhjetra flamuj të Malit të Zi dhe Bosnjës ku ishte i pranishëm edhe një flamur shqipëtarë.

KOMENTOJE