Moment shumë domethënës për të ardhmen e Malësisë

Ditën e diel, me 23 Maj, do te mbahen zgjedhjen lokale ne trojet shqiptare nën Mal te Zi.
Falë ndonjë akti plote ryshfete, traditë e bërë nga forcat politike te koalicionit qeveritar te cilat kanë ne dispozicion përkrahjen e buxhetit te partisë ne pushtet, qe edhe ne zgjedhjen e mëparshme e kane përdorur për te blerë ndonjë frigorifer, ndërtuar ndonjë rruge deri ke porta e shtëpisë, furnizuar me ndonjë thes me çimento ndërtimi , etj. , për te blerë votat e qytetarëve, Forca e Re Demokratike, partia shqiptare më kompetente dhe me e përgatitur ne Mal te Zi, nen lidershipin e disa individëve, duke filluar nga z. Nazif Cungu dhe te tjetër, qe me te vërtet e kuptojnë organizimin dhe veprimin politik te shekullit 21, ka një shans te shkëlqyer te korri fitore qe do te ishte shpëtimi i Ulqinit. Por kjo do te varen nga numri i votuesve qe duhet te bëjnë çdo sakrifice për te marrë pjesë ne zgjedhje te ditës se diel, me 23 Maj, për te ja dhënë votën Forcës se Re Demokratike.
Mirëpo momenti domethënës, me pasoja katastrofale, mund te përjetoj Malësia e cila ka qenë dhe vazhdon te jetë shënjestër e politikës malazeze për asimilim, ose me konkretisht, për boshjnakëzimin e Malësisë.
Koalicioni mes UDSH’së, i udhëhequr nga z. Ferhat Dinosha, me partinë ne pushtet DPS, dhe partinë Boshnjake, është kërcënimi me i madh, ndoshta edhe ne tërë historinë tone, qe çon drejt asimilimin te shpejt te Malësisë.
Ngjarja e ditës se shtunë ne Tuz, ku u zbarkuan Kryeministri Gjukanoviq, kryetari i komunës se Podgoricës z. Mugosha, z. Ferhat Dinosha e te tjerë, duke promovuar koalicioni “Për Tuzin Evropian” një eveniment ky i dominuar me flamujt boshnjak, ishte një akt qe duhet te lënë pa dyshim se politika asimiluese anti-shqiptare ne Malësi është shkallëzuar dhe tani është me një transparence qe nuk mund te mohohet.
Qëllimet janë evidente, (1)marrja e pushtetit lokal ne Tuz, (2) angazhimi i një numër personash te kombësisë boshnjake dhe te atyre qe janë shqiptar me origjine, por tani identifikohen me popullsinë boshnjake, qe do ta çoj menjëherë gjendjen deri tek përdorimi i gjuhet serbe ne te gjitha institucionet lokale, duke përfshirë këtu edhe seancat e Kuvendit, (4) emërimi i ndonjë individi ne kryesi qe akoma e quan veten shqiptar, për te hedhur pluhur sysh, por ne realitet është ne shërbim te gospodarit, dhe kështu, me një ritëm te përshpejtuar do te ndryshohen strukturat e funksionim, njëkohësisht edhe strukturat demografike dhe kulturore te cilat do te rezultojnë, me ne fund, ne realizimin e politikes se hershme malazeze, asimilimin total te Malësisë.
Zhandra e premtimeve te tyre, gjatë fushatës zgjedhore, është dhe do te vazhdoj te jete “duam referendum”. Ky tani është edhe kryetitulli i fushatës te z. Dinosha, i cili, sipas mendimit time, ose nuk posedon aftësitë për ti kuptuar qëllimet politike te qeverisë malazeze, ose me te vërtetë është aq i zhytur ne borxhe ndaj kryeministrit dhe klikës se ti, sa qe është i imponuar te ndjek vijën politike asimiluese te Malësisë.
Parulla dhe premtimet për “referendum” edhe mund te jene te vërteta, dhe mund te realizohet, por nëse realizohet referendumi nga koalicioni “Për Tuzin Evropian” do te bëhen me qëllime te djallëzuara, qëllime qe do te rezultojë ne humbjen e referendumit, e jo aprovimit. Ngelem me bindje qe nëse referendumi organizohet nga ky koalicion, e gjithë resurset politike dhe financiare do te shpenzohet për te krijuar një ambient kundër komunës se vetme, dhe kështu ti mbyllet kapaku i komunës se pavarur njëherë e mirë.
Pra, elektorati i Malësisë duhet te jete shume vigjilent dhe ti analizoj me shume kujdes premtimet e z. Dinoshes dhe bosit te ti z. Gjukanoviqit për komune. Deri sot z. Dinosha, komunën urbane e ka justifikuar si një hap i kërkuar dhe i sugjeruar nga qeveria Amerikane, gjë qe ne çdo rast Departamenti i Shtetit e mohon, sepse, sipas Stejt Department, “kjo është një çështje e brendshme malazeze qe ne nuk ndërhyjmë”.
Malesia është ne udhëkryq. Dita e diel e 23 Majit, 2010, votuesit do te bëjnë më shumë se te japin një vote një subjekti politik. Votuesit ne këtë dite do te vendosin për fatin e Malësisë, për ekzistencën tradicionale shqiptare, apo udhën e asimilimit te përshpejtuar.
Se si ka ardhur deri ne këtë udhëkryq dhe ku janë shkaqet, mendoj se nuk janë tabu. Një politik mirë e sajuar dhe e ndjekur me shumë kujdes nga autoritet qeveritare malazeze qe nga kohërat e mbretit Nikollës e deri më sot, është e pa dyshimte. Por ne këtë drejtim kanë patur dhe vazhdojnë te kenë ndihmë nga bashkëpunëtoret e tyre shqiptar. Ne shume raste edhe elementi politik shqiptar ne Malësi ka qene me i preokupuar me poste dhe karrige se sa me luftën kundrejt kësaj politike famëkeqe.
Megjithatë, kjo e diel do te definoj te ardhmen e atyre trojeve qe për shekuj kanë qenë krenaria e Kombit Shqiptar. Këtë te diel do te definohet e ardhmja e atyre maleve te shenjta, te cilat gjatë tërë historisë janë larë me djersen dhe gjakun e pasardhësve tanë qe gjithmonë te ngelen trojet tona. Ky është një amanet qe na e kanë lënë te paret trashëgimi, dhe ne nuk duhet, kurrë ne jetë, ta mohojmë, por përkundrazi, duhet ta mbajmë.
A mund te ndalohet ky hovë? A mund te ndalohet ky sulm ne drejtim te boshnjakëzimit te Malësisë? Unë potencoj qe mundet! Ditën e diel, me 23 Maj, 2010, te gjithë na vota për “Koalicionin për Malësinë”. Vota e juaj, ne këto momente, e ka një rendësi qe tejkalon politiken, e tejkalon ndonjë shqetësim apo mllef ndaj ndonjë personi ose ndonjë subjekti qe përbën “Koalicionin për Malësi”.
Vota e juan definon te ardhmen e Malësisë. Historia do te na gjykoj se si e trajtojmë këtë udhëkryq ne këtë moment.
Duke u bazuar ne historinë tone te lavdishme, ngelem me shpresë se populli i nderuar i Malësisë, si gjithherë gjate historisë, do te bashkohet dhe përsëri do te behet force e pa thyeshme për rezistence, për ruajtjen e trojeve tone kreshnike, duke i dhënë votën “Koalicion për Malësi”, dhe kështu duke i thënë “JO” politikes asimiluese sllavo-malazeze.

Gjon Lulgjuraj – Florida, 16 Maj, 2010

KOMENTOJE