Koalicioni për Malësinë IQ-ASH-LD, takimet në Triepsh dhe Cem – VIDEO

Koalicioni për Malësinë në përbërjen e Iniciativës Qytetare, Alternativës Shqiptare dhe Lidhjes Demokratike ja filloi me fushatën e vet parazgjellore ku në Triesh u bë një takim vetëm me të rinjë që jetojnë atje. Koalicioni u prit fort mirë dhe Trieshjanët premtuan përkrahje. Mbajtësi i Listes Vasel Sinishtaj mes tjerash u shpreh se ne këtu jemi bashk dhe kemi një qellim edhe pse me siguri se ju kujtohet se në një kohë jo fort të kaluame para 1 vitit ishim në 3 qoshe të shpisë, noshta sjem kurrsye me fjalë , por dy thënjë të urta popullore thonë se nganiher edhe zorrt e barkut bërzihen, ose edhe ropt e shpis dijnë të kalojnë me fjalë, por ai i cili eka qellimin e mir e mendimin e mirë kur jan ba godet e kanë ra për një qellim janë gëzuar ,Unë besoj se edhe Malësia është gëzuar kur i ka pa 3 subjekte politike shqiptare që kryekput aktivitetin e kanë për Malësi e kanë pikërisht vetëm një qellim , për një Komunë shqip, të flitet shqip, të ruhet identiteti dhe mos të humbin edhe pak ata çi naka mbet janë gëzua.

Nikollë Camaj nga rrallët e LD, duke përshëndetur tubimin, ndër të tjerat tha se është mirë ti thuhet çdo shqiptari, kur kem rast me fol gjata këtyre takimeve, se gjërat me vlerë, kur nuk i përdor kush më, i çojnë në muze. Siç dihet, për një komb, nuk ka gjë më me vlerë se flamuri, e ne, shqiptarët në Mali të Zi jemi në rrezik që flamurin ta çojnë në muze! Pse? Mbrëmë, në sallë të Tuzit , kanë qenë më së paktit 100 flamuj malazez, kanë qenë mas paktit 20 flamuj boshnjakë, e vetëm një flamur shqiptar. Pra, vetëm një flamur shqiptar, në trevat shqiptare e ku tubohen shqiptaret, sikur ne të ishim një rezervat i indianëve, e të instalonin një çergë të tyre, sa për tu pa se ja aty dikur kanë pas jetuar indianët. Si duket, dikush mendon edhe për Malësinë ashtu, që vetëm të krenohet duke thënë se dikur kanë jetuar këtu shqiptar, ose dikush një ditë të thonë se ne jemi pasardhësit e shqiptarëve, siç mund ta dëgjojmë sot një nip të Jakup Ferrit e që është deputete në parlamentin e Malit të Zi, por atë nuk e thotë në gjuhën shqipe, se nuk e din as një fjalë shqip. Ne si gjeneratë e kemi marr një barrë e një detyrë për sipër, që të mundohemi mos me lan që të ndodhë ajo, se po ndodhi ajo, ne si gjeneratë, posaçërisht si intelektualë, para atyre që na kanë borxhua shumë, para atyre që kanë vdekë për flamur, por edhe para atyre që duhet të ua lamë trashëgimi, biem në provim… Pastaj shtoi: “Në të njëjtën kur Ferhat Dinosha premton referendumin për komunë, partnerët e tij vijnë me flamuj boshnjak, kurse Sulo Mustafiq, haptas thotë në parlament se ata kurrë nuk do të pranojnë që Tuzi të ketë komunë. Po të donte referendum z. Dinosha do të vinte në Parlament të Tuzit që së bashku të vendosim për të, por jo, ai e do referendumin pas 4 viteve, me 2014, kur Malësia do të ketë edhe nja 500-600 boshnjakë-ardhacakë, e atëherë referendumi nuk do të japë rezultat në favorin tonë. Në të njëjtin takim, në Tuz, Millo Gjukanoviqi kërkon votën se në anën tjetër qenka koalicioni, i cili me 1997 ka sulmua Malësinë. Me 1997 Malësia nuk ka pasur ndonjë gjender, edhe në qoftë se ajo kolonë e paska pas mësy Malësinë, por ne jemi të bindur që ajo kolonë ka qenë e dirigjuar nga sigurimi Malaziaz, në krye me Millo Gjukanoviqin, përndryshe do të kishin arrestuar dikë. Por Millo Gjukanoviq harron ta përmend aksionin famëkeq “Fluturimi i shqiponjës” me 2006, e kolonat që para 4 vjetëve kanë mësy Malësinë, e na i kanë rreh pleqtë e sëmurë ën shtretër, e fëmijët tortura, kurse burgos rreth një 20 djelmosha të rinj e burra malësorë. Sipas tij, malësorët këto duhet harrua, por jo të 97. Por besoj se e ka gabim se, nëse ne këto i harrojmë, atëherë, a thua dimë se kah po shkojmë. Pra t’ia vëmë gishtin kokës, se po i harruam këto, atëherë me të vërtet s’meritojmë që të jemi urë në mes atyre që na e kanë ruajt këtë flamur, e të atyre që duhet me ua lënë në dorë.
Prandaj ju ftojmë në tubimin qendror me 21 maj në mbrëmje në Tuz në ora 20:00 dhe të mos harrojmë që njerëzve tua shpjegojmë se kujt duhet t’ia besojnë votën, me 23 maj, t’ua shpjegojmë se kanë të zgjedhin midis listës me Vaselin, Gjergjin, Nikollën e Smailin dhe listës me Halil Dukoviqin, Fadil Kajoshaj, e Nexhad Dresheviqin. Në qoftë se, para këtyre dy listave malësori, sidomos ai që mendon shqip, duhet me pas dilemë, atëherë vërtet, kam droje, se nuk dimë se ku jem duke shkuar”, shtoi Camaj

Albert Camaj

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

Video tjera: 123