Deklaratë – Diaspora Shqiptaro-Amerikane, Këshilli për formimin e komunës së plotë

Këshilli i Diasporës në SH.B.A. për formimin e Komunës së Plotë të Malësise, sikurse është i njohur edhe opinioni i gjëre, në vazhdën e përpjekjeve të veta ka marrë disa hapa konkretë për realizimin e Komunës së Plotë të Malësisë-TUZ

Ky këshill me grupin e expertëve të vetë,të udhehequr nga Z. Angjell Gojcaj doktor i shkencave juridike ka hartuar Elaboratin për Arsytueshmërine dhe Qëndrueshmerinë ekonomike/politike të Komunës së Malesise.

Ky këshille ka zhvillua takime me Departmentin e SH.B.A. për komune dhe probleme të tjera të shqiptarve në Male të Zi.

Ka pas takime me disa kongresmën dhe senator me ndikim në politiken amerikane.

Gjithashtu ka pasë takime me përfaqesues diplomatik të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Mirpo ky këshillë duke patur parasysh:

Rrjedhat politike, që si rezultatë i tyre Malësia sot gjëndet në udhekryq.
Zgjedhjet lokale për Komunën Urbane të Tuzit që zhvillohen me 23 maj 2010.
Formimin e koalicionëve parazgjedhore.
Paënaqësit tona në lidhje me këto, e çeshtje të tjera:

D e k l a r o n:

Ne si këshillë kemi tentua, që të formohet një koalicion i spektrit të gjëre politik i të gjitha subjekteve nacionale shqiptare, që në statusin e partive të tyre kanë mbrojtjen dhe ruajten e indentitetit tonë kombëtar, si dhe avancimin dhe përmisimin e gjëndjes politiko-ekonomike jo të mirë në Malesi.

Mirpo për fat të keq ky koalicon nuk u arrit.

Gjithashtu për koalicionin qe u formue në momentin e fundit pas shume takimeve, bisedave dhe mundimeve, i quajtur Kolacioni për Malësi i udhehequr nga Z. Vasel Sinishtaj, kemi deshirua që pjesë e ketij koalicioni të jetë edhe perfaqesuesi ynë, Z. Angjell Gojcaj, dr i shkencave juridike.

Gjithashtu ne mënduam se Z. Gojcaj do të jetë një risi e re për Malësi dhe votuasit e saj.
Ku me siguri do të vinte në shprehje vullneti, energjia, dhe aftësitë e tijë ligjore e juridike, vëndore dhe ndërkombetare që Malësia për njerëz të tillë ka nevojë të madhe.

Para disa diteve pamë promovimin e koalicionit të DPS-it të UDSH dhe partisë boshnjake për Tuzin Europian.
Vall, a nuk jemi ngi ne malsorët tash njëzet vjetë të “demokracisë” me premtime të pa realizueshme!
A thue duhet t’u besojnë edhe për të ardhmen premtimeve të njejta të rrejshme.!
Ne mëndojme se jo, pasi ky koalicion është i dëmshëm për Malësi, e sidomos për ruajtjen e indentitetit tonë kombëtar.

Eshtë i rrezikshëm kolonizimi me elemënt jo shqiptar, që për qellim ka ndryshimin e strukturës demografike dhe asimilimin tonë.

Malësia gjindet në rrezik prej mos vullnetit politik të qeverisë malazeze që pëngon realizimin e të drejtave tona që na takojnë.
Malësine po e dëmtojne edhe disa të shitur, mjeran dhe qyqar shqiptar.

Prandaj ne ftojmë votuasit shqiptar në Malësi që koalicionit për Tuzin Evropian mos t’i japin asnjë votë.

Mirpo, edhe pse ne, dhe shumica e banorëve të Malësise jemi të pa kënaqur me këto e ngjarje tjera , si dhe mosrealizimi i projektëve në Komunën Urbane që fajin kryesor e ka Z.Mugosha me qeverinë malazeze që qellimi i tyre ka qënë që udheheqesia e Komunës Urbane të diskreditohet dhe të shpallet e pa aftë për ushtrimin e detyrës dhe në ketë mënyre mos të zgjedhën përseri nga votuesit e tyre.
Por edhe pse me hapesirë të kufizuar ligjore dhe pëngesa të tjera nga qeveria malazeze, megjithatë ne besojmë se ka pasë mundësi dhe mënyra të veprimit për rezultate më të dukshme.

Prandaj për zgjedhje lokale për Komunën Urbane të Tuzit, Këshilli i Diasporës për formimin e Komunës së Plotë të Malësise me qënder në Tuz perkrahje i jep Koalicionit për Malësi dhe Listës për Tuz të Z. Muhamed Gjokaj, si dhe fton të gjithë votuesit të votojnë për ketë Koalicion.

Këshilli i Diaspores për formimin e Komunës së Plotë të Malësisë.
Kryetar, Gjergj Ivezaj

KOMENTOJE