Të nderuar tifoz të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, me datën 25 maj, Kombëtarja e Shqipërisë për herë të parë luan një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Mali të Zi në stadiumin e Podgoricës, me fillim në ora 20:15. Prandaj, ju njoftojmë se do të organizohet shkuarja e tifozëve të Kombëtares Shqiptare nga Malësia (mosha 18 e lartë), për të përkrahur futbollistët shqiptarë në stadiumin e Podgoricës.
Nisja me autobusë nga Tuzi për në Podgoricë do të behët rreth orës 17:00 nga parkingu i komunës urbane të Tuzit.
Për tifozët nga Malësia udhëtimi dhe bileta janë falas, të sponzoruara nga „Koalicioni për Malësinë“
Kemi në dispozicion 200 bileta.
Për rezervime kontaktoni 069.82.87.86 deri me datën 24.05.2010, ora 21:00h.
Tifozat nga Malësia do të ju bashkëngjitën grupit “Tifozat Kuq e Zi”, nga Kosova, Maqedonia Çamëria dhe Shqipëria.
NGA MALËSIA DREJT FITORES !!!