Somalia shteti i 69-të që ka njohur Kosovën

Prishtinë, 19 maj – Republika e Somalisë është vendi i 69 që e ka njohur të mërkurën , zyrtarisht Republikën e Kosovës. Me një notë diplomatike drejtuar Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, përkatësisht postuar ministrit të jashtëm të Kosovës, Skender Hysenit, i cili gjendet në New York, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Somalisë konfirmon vendimin e qeverisë së këtij vendi për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.
Në notën diplomatike thuhet se vendimi është marrë në bazë të kërkesës zyrtare për njohje të nënshkruar nga presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Po ashtu në notë thuhet se qeveria e Somalisë është e vetëdijshme për kontributin vital që Republika e Kosovës ka dhënë për stabilitetin dhe koekzistencën paqësore në Ballkan. /Koha Net/