Kryeministri malazez, Milo Djukanovic, radhitet në vendin e njëzet të udhëheqësve më të pasur të botës. Sipas të përditshmes britanike ‘The Independent’, pasuria e kryeministrit Djukanovic llogaritet të jetë 10 milionë paundë britanikë.
‘The Independent’ shkruan se Djukanoviç është pasuruar në mënyrë misterioze. Ai është akuzuar shpesh për pjesëmarrje në kontrabandimin e cigareve në Ballkan, megjithëse ai vetë gjithmonë i ka hedhur poshtë këto akuza. /Gazeta Express/