Censurohet Nora Istrefi

Kënga e re e Nora Istrefit “Dy shokë” është duke u lëshuar nëpër televizionet e Kosovës vetëm pas orës 22:00 të natës. Kënga, në të cilën ka edhe skena “të nxehta”, nuk është pritur mirë nga redaktorët e muzikës brenda televizioneve kosovare, kështu që ata kanë vendosur që ajo të lëshohet vetëm pas orës 22:00. Burime pranë televizioneve kanë thënë se kënga ka pasur raste kur është prezantuar në mëngjes, por më vonë ajo është censuruar. Vetë këngëtarja ka pohuar se nuk ka asnjë gjë të ekzagjeruar në këtë video-klip, e megjithatë oraret e transmetimit të kësaj kënge vazhdojnë të jenë të lejuara vetëm natën, shkruan Bluetooth.

shiko videon

http://www.youtube.com/watch?v=w6C9zuMCAx8