Dafina fituese e Videofestit

Videoklipi i këngës “Amazing Girl” nga Dafina Zeqiri ishte fituesi kryesor i edicionit të sivjetmë të Videofestit Muzikor, duke rrëmbyer edhe çmimin për videospotin më të mirë, ‘Best of All’.

Fillimisht, Videofesti nisi në mënyrë tradicionale me parakalimin në qilimin e kuq, ndërsa mbrëmja vazhdoi pasi erdhën të gjithë protagonistët në Teatrin Kombëtar, duke filluar nga këngëtaret e deri te ministrat.

Videospoti për këngën më të mirë rok iu dha këngës “S’të Fal”, nga “Kthjellu” dhe Flori, ndërsa në konkurrencën hip-hop fitues u shpall kënga “VIP” nga “Skillz”. Videospoti më i mirë i zhanrit pop ishte “Elementi i Pestë” nga Bubulina Krasniqi.

Fituesja më e madhe e këtij Videofesti pa kurrfarë dyshimi është Dafina Zeqiri, që fitoi bashkë me çmimin kryesor edhe tre çmime tjera, e pasuar nga “Skillz” dhe Alban Skënderaj me nga dy çmime. Në këtë mbrëmje u dha dhe një çmim i veçantë i karrierës, e që i takoi grupit “Minatori”. Produksioni Entermedia s’pastroi nga rruga kundërshtarët, duke triumfuar në pothuajse çdo kategori.

Çmimi i publikut bazuar në klikimet në rrjetin e videove, Youtube, u shpall kënga “Let Me Die With You”, e kënduar nga Alban Skënderaj dhe e dashura e tij, Miriam Cani.

1. Videosporti më i mirë i zhanrit Rock – Kthjellu feat Flori-“S’te Fal”.
2. Videospoti më i mirë i zhanrit Rep-Hip Hop – Skillz-“VIP”
3. Videospoti me montazhin më të mirë – Dafina Zeqiri-“Amazing Girl”.
4. Videospoti më i mirë për Post Produksion dhe efekte speciale – Elvana Gjata-“Hi Tech”
5. Videospoti me performancën më të mirë – Adelina Ismajli-“Tribalb”
6. Videospoti më i mirë në konkurrencën e meshkujve – Alban Skënderaj-“This Is Your Day”.
7. Videospoti më i mirë në konkurrencën Best New Artist – Yllka Deliu-“Emër e Femër”.
8. Videospoti me styling më të mirë – Leonora Jakupi-“Ky Është Fundi”.
9. Videoklipi me regjinë më të mirë – Zig Zag Orkestra-“Jorgjica”.
10. Videospoti më i mirë në konkurrencën R&B – Dafina Zeqiri-“Amazing Girl”.
11. Çmimi i karrierës – Grupi Minatori
12. Videospoti me kamerën më të mirë – Alban Skënderaj-“This Is Your Day”.
13. Videospoti më i mirë në konkurrencën e grupeve – Skillz-“VIP”.
14. Videospoti më i mirë i zhanrit Pop – Bubulina Krasniqi-“Elementi i Pestë”.
15. Videospoti më i mirë në konkurrencën e femrave – Dafina Zeqiri-“Amazing Girl”
16. Çmimi i organizatorit – Dj Blunt feat Real 1 dhe Bid D-“It’s All About Biznis”.
17. Videospoti më i mirë i zhanrit Pop Folk – Korab Jetishi-“Zemra po më Vdes”.

18. Çmimi i publikut – Alban Skënderaj dhe Miriam Cani-“Let Me Die With You”.
19. Videspoti më i mirë (Best of All) – Dafina Zeqiri-“Amazing Girl”

/Telegrafi/