Emrat e vendbanimeve edhe në gjuhën shqipe

Kryetari i komunës urbane të Tuzit, Smajl-Maliq Çunmulaj njoftoi se mbas shumë kërkesave drejtuar organeve kompetente të kryeqytetit, departamenti për çështjet komunale dhe transport vendosi që vendbanimet në territorin e Malësisë të shkruhen edhe në gjuhen shqipe.
Udhëheqësia e kaluar e KU Tuz disa herë shtruan kërkesën organeve të Podgoricës për emërtimin e vendbanimeve dhe lumenjve në gjuhen shqipe, krahas gjuhës serbe.
Çunmulaj tha se pret që vendimi i organeve kompetente të Podgoricës të realizohet sa më shpejtë.

KOMENTOJE