Koha me diell dhe me një temperaturë që do të kalojë 35 gradë celsius (95 F) do të na kaplojë në ditët në vazhdim, premten, shtunën dhe të dielën . Ky i nxehtë, që sipas sinoptikëve do të vijë nga pjesa veriore e Afrikës do të përfshijë Evropën qendrore dhe tërë Ballkanin.
Kjo temperaturë do të zgjasë deri në fillim të javës tjetër, ku pritet të arrijnë temperaturat maksimale deri në fillim të javës së ardhshme.
Të sëmurët kronik, ata me probleme me zemër këshillohen të mos i ekspozohen diellit, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta, pasi ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës mund të shkaktojë probleme shëndetësore. /Malesia.Org/