Në seancën konstitutive të parlamentit të KU Tuz e cila është caktuar të mbahet të hënën do të verifikohen këshilltarët që do të përbëjnë parlamentin lokal dhe do të zgjidhet kryetari i KU Tuz dhe kryetari i parlamentit.
Kryetari i klubit të këshilltarëve të DPS-it në Tuz Halil Dukovic deklaroi për Vijesti se për kryetarë për katër vitet e ardhshme është propozuar Nikollë Gegaj nga radhët e DPS-it të Milo Djukanovic, kurse për kryetarë të parlamentit lokal, sipas marrëveshjes parazgjedhore do të jetë Fadil Kajoshaj nga radhët e UDSH-së të Ferhat Dinoshës.
Sipas marrëveshjes parazgjedhore në mes DPS, UDSH dhe Partisë Boshnjake kryetari i KU Tuz do të jetë nga radhët e DPS kurse kryetari i parlamentit nga UDSH.
Fadil Kajoshaj (UDSH) tha për Vijesti se para zgjedhjeve ishte marrëveshja në mes DPS-UDSH-PB që në rast se ata marrin shumicën në zgjedhjet e majit, ai do të jetë kryetari i parlamentit të KU Tuz.
Kurse Halil Dukovic (DPS) kishte thënë më herët se ska rëndësi se kush do të zgjidhet kryetarë i KU Tuz, se cilido të jetë, do të punoj sipas planit të DPS-it.
Edhe pse në seancën e fundit nga këshilltarët e katër vjeçarit të kaluar (IQ,LD,ASH) është shpallë organizimi i referendumit për komunë të plotë të Malësisë për gusht të këtij viti, sipas gjitha gjasave kjo nuk do të ndodhë. Këtë e ka vërtetuar edhe funksionari i DPS-it për Malësi dhe tashmë i propozuari për kryetarë Nikollë Gegaj se nuk do të ketë referendum për komunë të plotë të Malësisë qe shpalli udhëheqësia e kaluar e KU Tuz. Ai më tej tha për Vijesti se shpallja e referendumit për komunë të Malësisë është shkelje e ligjit dhe statutit që i është caktuar si komunë urbane e Podgoricës.
Gegaj tha se në përbërjen e ardhshme të KU Tuz, çdo akt i aprovuar nga ky parlament do të jetë në kuadër të zbatimit të Kushtetutës së Malit të Zi dhe Ligjit të Kryeqytetit. /Malesia.Org/