Zgjedhën kryetari i parlamentit dhe kryetari i komunës urbane të Tuzit

Në seancën konstitutive të parlamentit të komunës urbane të Tuzit që u mbajt sot (e hëne) u zgjodhën kryetari i parlamentit dhe kryetari i komunës urbane të Tuzit.
Seancën e udhëhoqi Omer Axhovic (DPS) në gjuhen malazeze me përkthim edhe në shqip.
Për kryetarë të komunës urbane të Tuzit u zgjodh anëtari i DPS-it Nikollë Gegaj, për të cilin votuan 14 këshilltarë, çka do të thotë se mori edhe disa vota nga këshilltarët nga rëndi i opozitës.
Nikollë Gegaj mbas zgjedhjes për kryetarë bëri betimin solemn dhe ju drejtua parlamentit në gjuhën malazeze.
Kryetarë i parlamentit u zgjodh Fadil Kajoshaj anëtarë i UDSH-së, të cilin e votuan 13 këshilltarë. Kajoshaj pasi bëri betimin solemn për marrjen e detyrës së kryetarit të parlamentit vazhdoi me udhëheqjen e kuvendit. Kajoshaj në gjuhën shqipe bëri betimin dhe ju drejtua parlamentit.

Në fillimin e seancës ndodhi një debat verbale në mes të ish kryetarit të komunës urbane Smajl Çunmulaj dhe këshilltarit të partisë boshnjake Nexhat Dresevic për shkak të tentimit nga ana e Dresevicit për ta vendosur flamurin boshnjak në sallën e Parlamentit krahas flamurit shqiptarë dhe malazez. Çunmulaj nuk lejoi që flamuri boshnjak të vendoset në sallën e parlamentit dhe tha se kjo është në kundërshtim me rregulloren dhe ligjin. Megjithatë, deri në përfundim të seancës flamuri boshnjak u vendos me lejen e kryetarit të ri të komunës urbane Nikollë Gegaj, i cili tha se kjo ju mundësohet të gjitha pakicave. /Malesia.Org/

KOMENTOJE