SH.K.A Besa arriti në Pjedistalin Folklorik të Kombit – UPDATE

Me 16 qershor me rastin e festes së Çlirimit të Deçanit, u organizua festivali mbarëkombëtarë në Kosovë. Festivali zgjati 3 netë, ku muaren pjesë 52 shoqëri, ndër të cilat ishte edhe SH.K.A “Besa” nga Malesia në natën finale.
Vëllezerit Kosovarë i përshëndeti Ansambli shtetërorë i Shqipërisë në krye me Rexhep Çelikun.
Në natën finale u prezentuan 12 shoqëri ku ndër ta ishte edhe SH.K.A. “Besa” nga Trieshi.
Besa, u shpërblye me vëndin e III, si shoqëri më e kompletuar me programin e saj dhe si shoqëri që ka ruajtur traditat e veta në një nivel shumë të lartë.

Besa, ishte jashtëzakonisht e pritur nga vëllezerit kosovar si me duartrokitje ashtu edhe me mikëpritjen e tyre aq bujare si veç kosovari din të veproj në atë mënyrë.
Kurse me daten 17 qershor me rastin e festivalit “Sofra Dardane” në Tropoj po ashtu “Besa” ishte pjesëtare e asaj gare. Festivali zgjati 3 netë ku muaren pjesë për mbi 45 shoqëri. Nga të gjitha këto shoqëri SH.K.A “Besa” u shpërblye me vëndin e Parë.

Mbas tri ditë udhëtimesh SH.K.A “Besa” u kthye në Malësi me dy çmime shumë të larta që vetem “Besa” mund ti arrin.
Prandaj me këtë rast grupin pjesmarrës në festival, me rastin e rikthimit në Malësi antarët tjerë të SH.K.A “Besa” e mir pritën në Tuz duke festuar dhe kaluar disa çaste te gëzuara së bashku.

/Shërbimi Informativ SH.K.A. Besa/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE