Bardhi, i cili përmes pyetjes së deputetit iniciatoi hapjen e kësaj çështje, ishte i pari që dha informacione reth vrasjeve. Ai, prokurorit i ofroi informatat që i kishte grumbullluar, nga dokumentet e shënuara, por edhe nga dëshmitarët që mbijetuan masakrën e Tivarit.
Prokurori special për krimin e organizuar, terrorizmëm dhe të krimeve të luftës, i Malit të Zi formoi lënden dhe filloi procedurën lidhur me krimin mbi shqiptar që ka ndollur në Tivar, në vitin 1945 kur, dyshohet se janë vrarë rreth 2 mijë shqiptarë nga Kosova.
Prokurori special ka nisur dëgjimin e dëshmitarëve në hetimin e kësaj ngjarje , këtë ja konfirmoi “DAN” Kryetari I Lidhjes Demokratike në Mal Të Zi, Memet Bardhi.
Ai është dëgjuar si dëshmitar në hetimin e prokurorit special, me ç’gjë hetimi zyrtarisht filloi.
Bardhi për gazetën Dan thotë se ftesën e prokurorit special për krimin e organizuar, terrorizmit dhe të krimeve të luftës e mori vetëm disa ditë pasi që ai i ka bërë pyetje Kryeministrit Milo Gjukanoviq se a do të marrin masa dhe veprime autoritetet për zbardhjen mbi krimin për shqiptar që ndolli në Masakrën e Tivarit.
Lideri I LD, tha se si prokurorit ja ka dhanë të gjitha informatat që ai ka marrë në lidhje me vrasjen dhe shtoi se ato janë të dhënat që ai i ka lexuar si dhe deklarimet e dëshmitarëve të mbjjetuar.
Nga prokurori special kam marrë letër, që tu lajmrohem dhe për t’u dhënë atyre informacionin e nevojshëm lidhur me krimin e kryer ndaj shqiptarëve në Tivar në vitin 1945.
“Natyrisht unë iu përgjigja thirrjes dhe i pyeta se çfar unë mund të jam i dobishëm për ta, duke qene se jam i lindur në vitin 1947, çka do të thotë se unë nuk kam qënë pjesmarrës në këto ngjarje” thotë Bardhi.
Ai shtoi se nga prokurorja u thirr para se të mirrte përgjigje me shkrim, në pyetjen parlamentare që i kishte parashtruar Kryeministrit Gjukanoviq.
“Unë, megjithatë pres se përgjegjen në pyetjen time do ta fitoj në formë të shkruar” shtoi Bardhi.
Sipas fjalëve të tij, që ditën kur e parashtroi pyetjen, Ministri i Drejtësisë, Mirash Radoviq kishte deklaruar se pyetjen do tua shpërndajë institucioneve të ngarkuara me këtë çështje.
“Ndërkohë, zyra e prokurorit suprem të shtetit, të departamentit për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe të krimeve të luftës, më dërgoi një ftesë. Përpos letrës, ka qenë edhe një telefonatë, me të cilën, nga zyra e prokuroit më informuan se është formuar lënda e cili i referohet krimit të luftës, nga prilli i vitit 1945. Në pajtim me dispozitat e procedurës penale, më kan ftuar, siç kanë thënë, për t’o ofruar te dhëna relevante. Me këtë rast unë kam biseduar me zavëndsën e prokurores speciale, z Lidija Vukçeviq.
Unë i tregova atë historin që e di, duke e informuar se unë mund të jap informacione dhe të dhëna të dokumentuara nga librat që i kam lexuar dhe nga bisedat”, ” tha Bardhi
Lideri i LD Mehmet Bardhi shtoi se ka lexuar shumë mbi këtë ngjarje ashtu që prokurorit i ka dhënë informacionet tek të cilat ai ka ardhur në këtë mënyrë.
Edhe Parlamenti shqiptar, dy ditë më parë vendosi të formojë një komision për të hetuar krimet kundër shqiptarëve nga Kosova, të cilët, në fund të Luftës së Dytë Botërore, u zhvilluan jo larg Tivarit e Shqipërisë, e që për të janë të dyshuar, përpos partizanëve jugosllav edhe ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë.
Iniciativën për zbardhjen e këtij krimit, sipas agjencive, e ka nisur Qeveria, pra Partia Demokratike, kreu i së cilës është Kryeministri Sali Berisha, i cili, për këtë krim, jo kaherë, e akuzoi Presdientin e fundit Komunist të Shqipëris Ramiz Alinë.
Në Tiranë është pohuar se “partizanët jugosllave, në pranverë të vitit 1945 në Tivar kanë ekzekutuar mijëra shqiptarë nga Kosova.”
Në këtë krim, i njohur në Shqipëri si “masakra e Tivarit,” sipas burimeve shqiptare, janë ekzekutuar 1500 deri në 2000 shqiptarë nga Kosova.
Propozimi për të formuar një komision të posaçëm, me një vonesë prej 65 vite për hetimin e atij krimi, nuk e ka mbështetë Partia Socialiste në opozitë.
Prokurori special Malazez, para së gjithash, do të përdorin edhe dokumente të shkruara ne forum, ku gjindën postime mbi atë se çfarë ka ndollur atë kohë në Tivar e në të cilën autori thirret në revistën Jugosllave DZHV ku mund të lexohen fjalët e Dushan Mugoshës i cili i kishte replikuar Aleksandër Rankoviçit në themelimin e Kongresin të CP në Serbi, mbajtur më 8-12 maj 1945.
Prokurorët malezez, të përditshmes “DAN”, i kanë thënë se hetimi lidhur me krimin që ka ndolluar në vitin 1945 në Tivar është tani vetëm në fazën e mbledhjes së informatave.
Në qoftë se sigurohen deshmi të sigurta, duke marr parasysh kalimin e kohës, i dyshuari do të ndiqet penalisht. Megjithatë siç kanë thënë, tani për tani nuk ka asnjë emer konkret të cilin, ndokush e ka etiketuar si pjesmarrës në këtë ngjarje, ashtu që prokurori pjesëmarrësit i ka trajtuar si të panjohur.
Perkthei nga e perditshmje “DAN” Albert C.