Me 8-tÑ tÑ kÑtij muaji vdiq nÑ New York nÑ moshÑn 75-vjeçare Gjergj Nikprelaj. Ai kishte lindur nÑ Bekaj tÑ Trieshit nÑ njÑrÑn prej familjeve mÑ fisnike tÑ MalÑsisÑ sÑ Madhe.TÑ parÑt e tij kishin qenÑ prijÑsit e Trieshit pÑr mÑ shumÑ se dy shekuj.Gjyshi i Gjergjit shumÑ i pÑrmendur pÑr atdhedashuri, DedÑ Husi i Trieshit kishte marrÑ pjesÑ aktive nÑ Lidhjen Shqiptare tÑ Prizrenit. NÑ atÑ periudhÑ Trieshi u pushtua nga Mali i Zi. PÑr kÑtÑ akt patriotik DedÑ Husi u dÑnua nga pushteti i Malit tÑ Zi. Kjo familje e kishte braktisur vendin pÑr tÑ mos iu nÑnshtruar pushtimit sllav. Knjaz Nikolla shfrytÑzoi rastin dhe nÑ vend tÑ DedÑ Husit emÑroi Marash Markun. Pas 7-tÑ vjetÑsh nÑ mÑrgim DedÑ Husi dhe familja e tij u kthye nÑ vendlindje por tani pushteti i Malit tÑ Zi ia kishte hequr tÑ gjitha tÑ drejtat dhe privilegjet. Por pÑrsÑri ata jetuan me nder e dinjitet si gjithmonÑ. BijtÑ dhe bijat e kÑsaj familjeje tÑ pÑrmendur pavarÑsisht se kishin humbur mbÑshtetjen e pÑrparshme u nderuan edhe mÑ shumÑ nga populli i kÑtyre trevave. Bekajt e Trieshit kanÑ dhÑnÑ personalitete tÑ mÑdha. KÑtu kishin lindur e vepruar LekÑ Ivani dhe shumÑ trima tÑ tjerÑ,pastaj Milica e Markut qÑ nÑ histori ka hyrÑ me emrin Nora e Kelmendit. PÑr trimat dhe gratÑ e Bekajve kanÑ shkruar shumÑ autorÑ shqiptarÑ dhe tÑ huaj. Personazhet kryesore nÑ veprat e Mark Milanit janÑ burrat dhe gratÑ e Trieshit kryesisht Bekajve. Bile pÑr Bekajt e Trieshit ka shkruar edhe autori i Kanunit tÑ LekÑ Dukagjinit, At. ShtjefÑn Gjeçovi. NÑ Bekaj tÑ Trieshit kishin lindur vÑllazÑrit Mirash e Martin Ivanaj dhe patrioti i shquar shqiptar NikollÑ Ivanaj. Edhe burri i mençur shqiptar Gala Smajli kishte lindur e jetuar nÑ Bekaj tÑ Trieshit. DjemtÑ e Bekajve kishin kishin dhÑnÑ jetÑn nÑ luftÑ pÑr lirinÑ e ShqipÑrisÑ. Sot e kÑsaj dite kÑndohet pÑr Gjel Çakun e Trieshit qÑ kishte rÑnÑ nÑ luftÑ kundÑr TurqisÑ pÑr pavarÑsinÑ e ShqipÑrisÑ nÑ vitin 1911. DjemtÑ e Trieshit dhe tÑ Bekajve shkuan nga Amerika nÑ luftÑ pÑr lirinÑ e KosovÑs nÑ pranverÑ tÑ vitit 999.
Babai i Gjergjit qÑ nÑ Triesh njihej me emrin KolÑ DedÑ Husi ishte njÑ ndÑr trimat mÑ tÑ pÑrmendur tÑ MalÑsisÑ. Urtia dhe pleqÑritÑ e KolÑ DedÑs interpretohen sot e kÑsaj dite. Trieshi e nderonte shumÑ pÑr sjelljet e tij fisnike dhe tÑ sinqerta. Ai nuk ua mbante krahun as familjarÑve kur ata ishin gabim.
Gjergj Nikprelaj shkollÑn fillore e mbaroi nÑ Triesh me sukses tÑ shkÑlqyeshÑm. MÑsuesi i tij KolÑ Gegaj kishte dhÑnÑ vlerÑsimet mÑ tÑ larta pÑr nxÑnÑsin e tij Gjergjin Nikprelaj. Pasi mbaroi shkollÑn fillore u regjistrua nÑ tetÑvjeçare nÑ Tuz. Atje kishte mÑsues Martin Camaj, Gjergj Gjokaj dhe disa arsimtarÑ tÑ tjerÑ tÑ pÑrmendur nga MalÑsia dhe ShqipÑria. Pasi kishte mbaruar shkollÑn tetÑvjeçare nÑ Tuz, ishte regjistruar nÑ PodgoricÑ. Gjergji dhe dy vÑllazÑrit e tij kishin mbetur jetim nÑ moshÑ tÑ re, kÑshtu qÑ Gjergji u detyrua tÑ fillojÑ punÑn pÑr tÑ mbajtur familjen. Punoi nÑ PodgoricÑ si nÑpunÑs nÑ njÑ zyrÑ tÑ qytetit. PavarÑsisht se detyra e tij nuk ishte prestigjioze, ai e kryente detyrÑn me pÑrgjegjÑsinÑ mÑ tÑ lartÑ. Gjergji e kishte tÑ qartÑ se nuk mund tÑ bÑnte pÑrparime pa arsim tÑ lartÑ dhe mÑ nÑ fund u regjistrua nÑ Fakultetin Juridik tÑ Novi Sadit dhe atje mbaroi studimet universitare. NdÑrsa studimet pas universitare i mbaroi nÑ Zagreb dhe u specializua nÑ ekonomi.
PavarÑsisht se Gjergj Nikprelaj nuk kishte studiuar kurrÑ historinÑ, interesimi i tij pÑr kÑtÑ shkencÑ shoqÑrore ishte i madh. Qysh nÑ fillim tÑ viteve ‘70-tÑ filloi tÑ botojÑ shkrime pÑr çÑshtjen shqiptare. Punimet e tij qÑ kishin mÑ shumÑ karakter shkencor filluan tÑ botohen nÑ shtypin serioz shqiptar e jugosllav. Temat e tij zgjuan interesimin e shumÑ qarqeve shoqÑrore dhe kulturore.
Gjergj Nikprelaj kishte respekt pÑr tÑ gjitha periudhat e historisÑ sÑ popullit shqiptar, por pÑr periudhÑn e LuftÑs pÑr PavarÑsinÑ e ShqipÑrisÑ kishte respekt dhe vullnet tÑ jashtzakonshÑm. Kryengritjes sÑ MalÑsisÑ tÑ vitit 1911 ia kushtoi mÑ shumÑ se gjysmÑn e jetÑs. Ai nuk jetonte me kÑtÑ profesion, por e adhuronte me shpirt kÑtÑ periudhÑ çlirimtare. PÑr tÑ qenÑ i suksesshÑm u largua nga detyra, doli nÑ pension edhe pse kishte oferta tÑ ndryshme pÑr punÑn e tij profesioniste nÑ ekonomi dhe nÑ drejtÑsi.
I la tÑ gjitha dhe filloi kÑrkimet shkencore nÑ arkivat historike tÑ kryeqyteteve ballkanike deri edhe nÑ Sofje tÑ BullgarisÑ. Kishte vullnet tÑ jashtzakonshÑm pÑr punÑ shkencore. Pasi grumbulloi dhe sistemoi mijÑra faqe nga arkivat dhe bibliotekat e qyteteve kryesore tÑ Ballkanit filloi punÑn pÑr tÑ shkruar ndoshta historinÑ mÑ tÑ mirÑ deri mÑ sot tÑ : “Kryengritjes sÑ MalÑsisÑ sÑ Madhe tÑ vitit 1911”. KÑshtu e kanÑ cilÑsuar shumÑ historianÑ shqiptarÑ dhe tÑ huaj. Vepra e tij historike “Kryengritja e MalÑsisÑ e vitit 1911” u botua fillimisht nÑ PodgoricÑ nÑ gjuhÑn serbo-malazeze. NdÑrsa nÑ gjuhÑn shqipe u botua nÑ New York nga Gjonlekaj Publishing Company nÑ vitin 2004. Merita kryesore pÑr kÑtÑ botim i takon Luigj Gjokaj, sepse ai organizoi finacimin e pÑrkthimit nÑ gjuhÑn shqipe dhe botimin luksoz nÑ Shtetet e Bashkuara. Kjo ishte njÑ ndÑrmarrje serioze qÑ ia bÑri tÑ mundur lexuesit dhe studiuesit shqiptar kÑtÑ vepÑr madhore tÑ historisÑ sÑ popullit shqiptar. “Kryengritja e MalÑsisÑ e vitit 1911” e Gjergj Nikprelaj ÑshtÑ shkruar me njÑ kulturÑ historiani tÑ vÑrtetÑ, pa paragjykime dhe pasione. NÑ kÑtÑ vepÑr nuk ka trillime. Gjergji mbÑshtet nÑ fakte tÑ hulumtuara pÑr sa dekada. Faktet historike, Gjergj Nikprelaj i sistemoi dhe i analizoi nÑ mÑnyrÑ shkencore. Analizat e tij historike janÑ serioze tÑ ndershme dhe tÑ matura. NÑ asnjÑ kapitull nuk vihen re paragjykime ose prirje tendencioze. Gjergji nuk kishte paragjykime krahinore ose fetare dhe nuk ishte shovinist. GjatÑ gjithÑ kohÑs kishte parasysh vargun poetik tÑ Gjergj FishtÑs “Kija gjakun por folja hakun”. NÑ kÑtÑ vepÑr Gjergj Nikprelaj e thotÑ tÑ vÑrtetÑn historike pavarÑsisht se ÑshtÑ kritikuar nga disa historianÑ malazezÑ. NÑ çdo kapitull shkruan pÑr qÑllimet grabitqare ndaj tokave shqiptare nga ana e Malit te Zi dhe SerbisÑ. Aty e sulmon ashpÑr Kral NikollÑn dhe qeverinÑ e tij. Flet mirÑ pÑr ata malazezÑ qÑ e ndihmuan lirinÑ dhe pavarÑsinÑ e ShqipÑrisÑ, pa qÑllime te mbrapshta. Gjergj Nikprelaj nÑ veprÑn e lartpÑrmndur thotÑ se tokat shqiptare nÑ Mal tÑ Zi janÑ toka tÑ pushtuara. Ai e thotÑ tÑ vÑrtetÑn e Zotit por nuk bÑn thirrje pÑr ndryshime kufijsh me dhunÑ. NÑ shtypin serioz jugosllav Gjergj Nikprelaj ka botuar vazhdimisht studime serioze pÑr zonat kufitare midis ShqipÑrisÑ dhe Malit tÑ Zi. Kishte prirje specialisti. Zyrat
e larta shtetÑrore e nderonin pÑr kÑto analiza.
Si bashkvÑndas, botues dhe mik,kam biseduar qindra herÑ me Gjergj Nikprelaj pÑr çÑshtje nga mÑ tÑ ndryshmet. Ishte serioz. BÑnte kÑrkime dhe hulumtime edhe nÑ New York, nÑ BibliotekÑn KombÑtare te qytetit, ku kishte zbuluar disa vepra me rÑndÑsi. Ai e pohonte vazhdimisht se historia ÑshtÑ shkencÑ dhe si e tillÑ kÑrkon burime tÑ sigurta. S’ka dyshim se Gjergj Nikprelaj ishte shtetas besnik i JugosllavisÑ dhe mÑ vonÑ i Malit tÑ Zi. Autoritetet qeveritare nuk dyshonin nÑ besnikÑrinÑ e tij dhe pÑr kÑtÑ mori autorizimin e duhur pÑr tÑ bÑrÑ kÑrkime nÑ arkivat malazeze, kryesisht nÑ CetinÑ dhe nÑ PodgoricÑ. Ato i shfrytÑzoi nÑ maksimum dhe ishin burimi kryesor pÑr tÑ shkruar veprÑn e tij madhore “Kryengritja e MalÑsisÑ e vitit 1911”. AsnjÑ historian shqiptar nuk ka pasÑ besimin dhe as durimin e Gjergjit pÑr njÑ punÑ tÑ tillÑ. Vitet e fundit mÑ ÑshtÑ ankuar si ia kishin ndaluar hulumtimet nÑ arkivin e CetinÑs. Burimet kryesore pÑr hartimin e kÑsaj vepre janÑ ato malazeze. Por nÑ ato arkiva janÑ nxjerrÑ disa tÑ vÑrteta qÑ e pasurojnÑ historinÑ e popullit shqiptar, si pÑr shembull çÑshtjen e ngritjes se flamurit shqiptar nÑ Deçiq, qÑ fatkeqÑsisht e mohojnÑ disa historianÑ tÑ ShqipÑrisÑ.
Gjergj Nikprelaj nÑ kÑtÑ vepÑr tregon respekt e dashuri pÑr trimat dhe heroinat shqiptare. NÑ kÑtÑ libÑr kaq voluminoz nuk ka vendos asnjÑ fotografi tÑ ndonjÑ personaliteti malazez. TÑ gjitha fotografitÑ e personaliteteve historike janÑ shqiptarÑ. Gjergj Nikprelaj kishte njohuri tÑ gjera pÑr Memorandumin e GreçÑs, bile me kÑrkesÑn time miqÑsore botoi vitin e kaluar njÑ studim pÑr kÑtÑ dokument historik qÑ ÑshtÑ mÑ i rÑndÑsishmi para Shpalljes sÑ PavarÑsisÑ sÑ ShqipÑrisÑ nÑ VlorÑ me 28 NÑntor tÑ vitit 1912 nga Ismail Qemali.
Ankohej vazhdimisht se ÑshtÑ keq me shÑndet. Shume herÑ i kam thÑnÑ Gjergj mbahu deri sa tÑ festojmÑ 100-vjetorin e Kryengritjes sÑ MalÑsisÑ dhe tÑ PavarÑsisÑ sÑ ShqipÑrisÑ sepse ti do tÑ jesh njÑ prej dijetarÑve mÑ tÑ mirÑ tÑ asaj periudhe. Ishte shumÑ i ndershÑm dhe nuk kishte asnjÑ pretendim. Gjergj Nikprelaj ishte njeri i shkÑlqyeshÑm nÑ marrÑdhÑnie shoqÑrore, shume besnik, mirÑnjohÑs dhe shumÑ i dashur. E kishte humorin shumÑ tÑ zhvilluar. PavarÑsisht se kishte jetuar pjesÑn mÑ tÑ madhe me jugosllavÑ e nderonte popullin shqiptar pa asnjÑ dallim. Heroi mÑ i madh i popullit shqiptar pas SkÑnderbeut, pÑr Gjergj Nikprelajn ishte Isa Boletini. Kur fliste pÑr Isa Boletinin i ndryshonte toni i zÑrit. E mbulonin emocionet sikur Isa tÑ kishte qenÑ gjyshi i tij.
Gjergj Nikprelaj nÑ fushatÑn e gjatÑ tÑ atyre kÑrkimeve arkivore zbuloi shumÑ fakte qÑ sikur ti botonte, shumÑ personalitete shqiptare do tÑ ishin shÑmtuar. Por ai kurrÑ nuk e bÑri njÑ gjÑ tÑ tillÑ. Dyshonte nÑ vÑrtetÑsinÑ dhe qÑllimin e atyre shÑnimeve.
UnÑ kam parÑ shumÑ nga ato letra dhe korrespondenca por tÑ gjitha mi tregonte nÑ mirÑbesim. U gÑzua pa masÑ pÑr pavarÑsinÑ e KosovÑs. PolitikÑn serbe ndaj KosovÑs dhe shqiptarÑve e quante tÑ dÑshtuar. E donte dhe e nderonte popullin shqiptar sidomos MalÑsinÑ e Madhe. Vendlindja Trieshi pÑr Gjergjin ishte qendra e universit. NÑ kushtet dhe mundÑsitÑ e tij punoi tÑrÑ jetÑn pÑr tÑ mirÑn e Trieshit. Nuk ishte njeri i partisÑ dhe as i pushtetit. TÑ gjitha postet i ka fituar me dituri dhe punÑ profesioniste si jurist dhe ekonomist. NÑ kodin moral tÑ kÑsaj familjeje nuk lejohej nÑnshtrimi. Ndjente kÑnaqÑsi kur i ndihmonte shqiptarÑt. BotÑn perÑndimore sidomos kapitalizmin amerikan nuk e kuptonte. Ishte mÑ shumÑ pÑr socializmin evropian tÑ vendeve nordike. Pasurimin e njerÑzve pÑr krye natet nuk e kuptonte. PÑr shumÑ çÑshtje shoqÑrore kishte bindjet e veta tÑ pandryshueshme. Nuk ndÑrhynte nÑ bindjet e tÑ tjerÑve,por ishte shumÑ i pavarur nÑ mendimet e veta. Edhe dijetarÑt shqiptarÑ tÑ AmerikÑs e nderuan pÑr veprÑn e tij dhe shkrimet e vazhdueshme nÑ shtypin shqiptar tÑ AmerikÑs. Profesor Peter Prifti i dÑrgoi nga Kalifornia disa vjet mÑ parÑ njÑ letÑr urimi pÑr veprÑn e tij madhore: “Kryengritja e MalÑsisÑ e vitit 1911”. Shtypi i ShqipÑrisÑ dhe i KosovÑs kanÑ shkruar shumÑ pÑr veprÑn e Gjergjit.
Vdekja e Gjergj Nikprelaj ÑshtÑ njÑ humbje e madhe pÑr kulturÑn shqiptare. Deri para 6 muajsh kur u sÑmur rÑndÑ punoi nÑ kÑtÑ fushÑ dhe vazhdimisht fliste pÑr mundÑsinÑ e botimit tÑ ndonjÑ vepre tjetÑr me karakter historik. Tani e gjithÑ veprimtaria e tij ÑshtÑ pronÑ e familjes sÑ tij e cila jeton nÑ New York. Si botues dhe bashkpunÑtor e kujtojmÑ me dashuri dhe respekt kÑtÑ dijetar tÑ shquar tÑ historisÑ sÑ popullit shqiptar.
Për Koha Javore:
GjekÑ Gjonlekaj/ New York