Merita Dedivanaj, fituese e “Miss Bjeshka 2010”, organizuar në Koritë me rastin e Ditës së festës së bjeshkatarëve, Shën Shtjefnit.

SH.K.A “Besa”, Ditën e festës së bjeshkatarëve, Shën Shtjefnit, organizoi manifestimin, tashmë tradicional, Logu i bjeshkës, “Miss Bjeshka 2010”.
Programin e përcolli një numër i madh shikuesish, të cilët fillimisht morën pjesë në meshën e shenjtë, e pastaj ndoqën manifestimin e organizuar nga Sh.K.A Besa.
Në fjalët hyrëse u tha se Shoqëria Kulturo artistike “Besa” sot ka plot 42 vjet në skenë, për këtë dëshmon kjo traditë e madhe e tyre, që tregon edhe kjo foto që është para jush e punuar nga Antonio Balldaçi, botuar në vitin 1905.
Në konkurrencë për bukuroshen e bjeshkës morën pjesë 4 vajza malësore.

Juria ishte e përbërë nga Profesor dr. Mark Camaj, mjeshtër i madh Ali Mula, Profesor Luigj Junçaj, Fotografi i njohur nga Malësia Shtjefën Ivezaj dhe mjeshtri artit Gjokë Lekoçaj.
Përcjellëse e parë dhe e dytë u zgjollën Daniella Palushaj dhe Suzana Ujkaj , kurse kurora e bukurisë i takoi Meritës Dedivanaj të cilës kurorën ia dorëzoi Shpresa Bojaj , mbajtësja e kurorës e vitit të kaluar. Juria zgjodhi dhe veshën më të bukur të nusërisë që i takoi Kristinës Ujkaj.
Po ashtu u zgjell çifti vallëzues më i mirë, Nikollë dhe Maurela Prenkoçaj.

Programi i mesditës vazhdoi me muzikë, ku të pranishmit i argëtoi këngëtarja Marija Lajçaj , mbasandej vazhdoi me muzikë të zgjellur nga dj Buqi. /Albert camaj/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE