Në këtë konkurs të bukurisë morën pjesë 11 konkurrente nga Malësia. Miss Malësia 2010 u zgjodh Suzi Ujkaj, shoqëruesja e parë Suzi Gjokaj, ndërsa shoqëruesja e dytë Elama Orahovac. Titulli “Miss Eleganca” dhe “Miss Simpatia” i takuan bukuroshes Maria Malësia, “Miss Cavalieri” u zgjodh Albina Camaj, ndërsa “Miss Buzëqeshja” Leonida Junçaj.
Tuz – Në ambientet e rastorantit “Cavalieri” për të katërtin vit me radhë u organizua konkursi “Miss Malësia”. Edicioni i katërt edhe sivjet u organizua në kuadër të programit veror të këngëtarit të mirënjohur nga Malësia, Nikollë Nikprelaj.
Në këtë konkurs të bukurisë morën pjesë 11 konkurrente nga Malësia. Miss Malësia 2010 u shpall Suzi Ujkaj, shoqëruesja e parë Suzi Gjokaj, ndërsa shoqëruesja e dytë Elama Orahovac.
Përveç këtyre çmimeve, u ndanë edhe disa çmime të tjera. Kështu titulli “Miss Eleganca” dhe “Miss Simpatia” i takuan bukuroshes Maria Malësia, “Miss Cavalieri” u zgjodh Albina Camaj, ndërsa “Miss Buzëqeshja” Leonida Junçaj.
Me këtë rast këngëtari Nikollë Nikprëlaj dhuroi 1300 euro për ndërtimin e rrugës në Triesh të Malësisë.
Sponsor i spektaklit “Miss Malësia 2010” në të cilin morën pjesë më shumë se dy mijë vetë ishte firma “Ave Maria Kolçeviq” me pronarin Pero Kolçaj.
Juria e konkursit “Miss Malësia 2010” u përbë nga Fran Camaj, kryetar, publicist nga Malësia dhe redaktor i programit shqip në RTV të Malit të Zi, ndërsa anëtarë të jurisë ishin Vladimir Saiti, koreograf nga Shkodra, Pero Kolçaj, pronar i firmës “Ave Maria Kolçeviq”, Marina Ujkaj nga TV “Boin”, si dhe Ema Beqaj – “Miss Malësia 2008” dhe pjesëmarrëse në konkursin “Miss Shqipëria 2010”. /Koha Javore – M.Gj./
Video:
http://www.youtube.com/watch?v=WBdYYH37mJw
http://www.youtube.com/watch?v=wUSrqVF1H54
http://www.youtube.com/watch?v=Q4DjcG9lVaI
http://www.youtube.com/watch?v=eSSVpLqoxZk
http://www.youtube.com/watch?v=6IgQiAU3Ovk
http://www.youtube.com/watch?v=h8mruOjQGwY