Takimi i mërgimtarëve Bratilë 2010 – U shfaq premiera e filmit dokumentar Përjetësia e Besës i autorit Gjokë Dukaj

Edhe sivjet u mbajt “Takimi i mërgimtarëve “Bratilë 2010”. Ishte ky takimi i shtat’të me radhë, të cilin e organizon misioni Françeskan në Tuz. Takimet e sivjetme , u mbajtën më 23 dhe 24 gusht në skenën verore nën malin e Bratilës dhe , për herë të parë, u zhvilluan dy net me radhë. Mbrëmja e parë, më 23 gusht , iu kushtue 100 vjetorit të lindjes së nobelistes shqiptare Nënë Terezës. Meshën shenjte e celebroi kryeargjipeshkvi i Tivarit, monsinjor Zef Gashi me klerikët , kurse më pas lidhur me këtë viti jubilar, foli dr. Dom Lush Gjergji, i cili kishte ardhur nga Prishtina për të marr pjesë në këtë ngjarje këtu në trevën e Malësisë kushtuar Nënë Terezës.

Në emër të organizatorit , të pranishmit i përshëndeti pater Pashko Gojçaj, i cili u shpreh i kënaqur me ruajtjen e vazhdimësisë së këtyre takimeve , kushtuar bashkëvendësve tonë që jetojnë këtë mërgim. Më pas të pranishmit i argëtoi tenori i njohur shqiptar Kastriot Tusha.

Ndërkaq, mbrëmja e dytë e takimit të mërgimtarëve, iu kushtue një jubileu shumë të rëndësishëm 40 vjetorit të Besëlidhjes së Malësisë, me çrast u shfaq filmi dokumentar, “Përjetësia e Besës” i autorit Gjokë Dukaj. Interesimi i opinionit këtë mbrëmje ishte shumë i madh , të cilët erdhën në këtë vend, për të shprehur respektin e vet ndaj kësaj ngjarjeje aq të rëndësishme në trevën e Malësisë. Fjalën e rastit e mbajti prof.dr. Mark Camaj, i cili theksoi se ky material dokumentar ka të bëjë me afirmimin e respektimit të fjalës së dhënë në trevën e Malësisë, si vlerë e shenjtë nëpër shekuj në këto treva. Ai poashtu vlerësoi se materialet e këtilla filmike, janë më se te nevojshme, pasiqë ato mungojnë gjithnjë në këto treva lidhur me ngjarje dhe personalitete të dalluara nga treva e Malësisë. Autori Dukaj, shtoi Camaj, në kuadër të punës së tij si gazetar në disa mediume, i është qasur kësaj pune, duke rregjistruar fjalën e gjallë të njerëzve tonë të cilët kanë lënë gjurmë të thellë me punën dhe veprimtarinë e tyre zemërbardhë në këto treva. Andaj, kjo materje është specifike si për nga përmbajtja ashtu edhe mënyra e realizimit të saj, theksoi ai , duke vlerësuar realizimin e disa projekteve të deritashme dokumentare nga i njëjti autor.

Një fjalë përshëndetëse e mbajti edhe monsinjor Zef Gashi i cili theksoi se besëlidhja e Malësisë edhe njëherë e ka dëshmuar përjetësinë e besës në këto treva.Ndërkaq në emër të organizatorit , të pranishmit i përshëndeti pater Pashko Gojçaj nga misioni Françeskan në Tuz.

Vet autori i këtij materiali Gj.Dukaj, duke i përshëndetur të pranishmit dhe organizatorët e këtij tubimi , theksoi se “ideja kryesore për realizimin e këtij materiali ka qenë afirmimi i fjalës së dhënë në këto hapësira, si njëra nga institucionet më të forta të popullit shqiptar nëpër shekuj. Për fat, Besëlidhja e Malësisë u respektua maksimalisht, me çgjë u dëshmua se Besa jeton dhe do të jetoj nëpër shekuj , pavarësisht mënyrës së jetës dhe arritjeve të shoqërisë në të gjitha lëmitë , theksoi ai. Autori poashtu sqaroi se në këtë material nuk është marrur me kronologjinë e kësaj ngjarjeje sepse këtë e ka bërë para disa viteve në serialin dokumentar “Dora e pajtimit”, por ka dasht të dëgjoj mendimet e pjesëmarrësve, ende në jet, të kësaj ngjarjeje, nga kjo distanc kohore prej 40 viteve. Poashtu edhe mendimet e shumë njerëzve nga Malësia , të profileve dhe moshave të ndryshme lidhur me respektimin e fjalës në këto treva dhe perspektivën e saj në të ardhmen. Gëzon fakti se gjenerata e re i është mirënjohëse të parëve tonë që u lënë në trashëgimi Besën si vlerë të përjetëshme dhe vendosmëria e tyre ti mbeten besnik këtij virtyti të shenjtë të popullit tonë, pohoi Dukaj, dhe propozoi që pushteti vendor në trevën e Malësisë të instaloj një shpërblim vjetor për veprimtari humanitare i cili do të mbante emrin “Besëlidhja e Malësisë”. Ai kërkoi nga të gjithë individët dhe strukturat e organizuara të shoqërisë të angazhohen në jetësimin e kësaj ideje në shenjë respekti ndaj kësaj ngjarjeje madhore dhe njerëzve tonë zemërbardhë dhe largëpamës që na e lanë në trashëgimi këtë vlerë të shenjtë, përfundoi ai.

Po ashtu në mbrëmjen e dytë Shtjefën Ivezaj në emer të Muzeut Etnografik të Malësisë i ndau dy mirënjohje, njëra e cila i përkiste Pater Pashko Gojçaj, kurse tjetra , që i përkiste autorit të Filmit Dokumentar Gjokë Dukaj.

Të pranishmit i argëtuan Sh.K.A Besa, si dhe grupi Mars, mbasandej ,vazhdoi programi me muzik të përzgjellur nga Dj Buqi.

Në fund për të gjithë të pranishmit u shtrue një koktei , të cilin e sponsorizoi Pashko Nikollë Dedivanaj , i cili jeton me familjen e vet në Gjermani, por erdhi enkas në shfaqjen e këtij filmi dokumentar. /Albert Camaj/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

Video:

http://www.youtube.com/watch?v=XLJqTiG1pHM

http://www.youtube.com/watch?v=EKl_e5wNHII

http://www.youtube.com/watch?v=iIUxJL5uESs

http://www.youtube.com/watch?v=BSpJ-5mj6WQ

http://www.youtube.com/watch?v=IMq4rksjokQ

http://www.youtube.com/watch?v=jzFWGYviZDw