MALESIA PARTY 2010 (foto+video) shtohen videot + foto të reja

Viti jubilar, dhjetë vjetori i “Malesia Party 2010” zhvilluar mbrëmjen e 18 gushtit 2010 jo vetëm se ishte “Malesia Party” më e mirë zhvilluar deri më tani por sigurisht edhe evenimenti rinor i këtij lloji (i muzikës elektronike) më i mirë i zhvilluar ndonjëherë në Malësi.
Festa filloi në orën 21:00 me DJ Nicky B kurse hapja solemne filloj me daljen e mysafirëve special ne skene, dixhejët DJ Deenasty (Subdivision Rec) nga Gjermania dhe DJ Johnson Jonell (Liquid Bern) nga Zvicra percjellur me fishekzjarrët që vazhduan për disa minuta.
Se dixhejët ishin profesionistë të cilët punojnë nëpër klubet më të njohura në Evropë tregon atmosfera e krijuar që mbizotëroj, ku rreth 700 adhurues të muzikës elektronike festuan dhe kërcyen deri në përfundimin e kësaj mbrëmje pa ndonje incident.

Falënderojmë edhe sponsorët tonë për përkrahjen “Shoqata Dedë Gjo’ Luli” nga Nju Jorku (800 $), “EuroPact” (200€), “Argjentaria Mikel” (100€) dhe “Diskont Kroni” (70€).
Falënderim edhe për Pjetër Ujkaj i cili na mundësoi kontaktet rreth ardhjes së dixhejve në Malësi.
Gjithashtu falënderojmë edhe pronarin e restorantit Troja për bashkëpunim dhe korrektësi.

Faleminderit të gjithë atyre që erdhën dhe e zbukuruan këtë natë, posaçërisht anëtareve të stafit për punën e tyre të shkëlqyer.

Stafi MALESIA.ORG

VIDEO

FOTOGRAFITË KOMENTOJE