Shqipëria ndal Rumaninë

Përfaqësuesja e Shqipërisë nuk ka lejuar të mposhtet nga Rumania në takimin e parë kualifikues për Kampionatin Evropian, Euro 2012.

Gjysma e parë e takimit të Grupit D, të zhvilluar në Piatra Neamt, përfundoi pa gola, ndërsa në këtë pjesë, skuadra nikoqire pati më shumë raste.

Goli i avantazhit për Rumaninë erdhi dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, ndërsa realizues ishte Bogdan Stancu.

Mirëpo, kuqezinjtë u treguan të vendosur për të nxjerrë së paku një pikë nga ky udhëtim dhe në fund ia arritën qëllimit, pasi që Gjergj Muzaka realizoi golin e barazimit (87’). /Telegrafi/