Ndarja e mirënjohjeve nxënësve të dalluar të shkollave fillore dhe të mesme nga treva e Komunës urbane të Tuzit

Në vazhdën e aktiviteteve të veta Komuna urbane e Tuzit, të martën ndau mirënjohjet nxënësve të dalluar të shkollave fillore dhe të mesme nga treva e Komunës urbane të Tuzit, si shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi për angazhimin e tyre cilësor në procesin arsimor, si dhe aktivitetet e tjera shkollore.
Mirënjohjet së bashku me shpërblimin në të holla prej 100 Euro për secilin përfitues, iu ndanë katërmbëdhjetë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme nga treva e Komunës urbane, gjegjësisht: për shkollën fillore “Mahmut Lekiq”-Tuz, Alija Krniq – klasa e VII, Admir Musiq – klasa e VI, Amar Pepiq – klasa e VIII, Kristian Vulaj – klasa VI, Antoneta Gjokaj – klasa e IV, Maja Camaj – klasa e VIII, për shkollën fillore “Jedinstvo”- Hot, Teuta Junçaj – klasa VII, Marina Dushaj – klasa IX, për shkollën fillore “Gjergj Kastrioti”-Triesh, Pjetër Gjonaj- klasa e VII, Gabriel Gjokaj – klasa e VI, për shkollën fillore ”29 Nandori”- Dinoshë, Besara Beqiraj- klasa e VI, Antoneta Gjokiq-klasa e IX, si dhe për Gjimnazin “25 Maji” Tuz, Elizabeta Camaj – IV-c, Dijana Gjokiq – IV –d.

Përveç nxënësve që morën mirënjohjet nga ana e kryetarit të Komunës urbane të Tuzit, z. Nikollë Gegaj, morën pjesë edhe drejtorat e shkollave përkatëse. Kryetari me këtë rast përshëndeti të pranishmit dhe i uroi nxënësit për arritjen e suksesit të shkëlqyer, me ç’rast premtoi që Komuna urbane e Tuzit do ta shndrrojë këtë ngjarje në aktivitet tradicional të saj. Poashtu shtoj se ndihet krenar për arritjet dhe suksesin e tyre duke u uruar që ky të jetë vetëm fillimi i çmimeve dhe mirënjohjeve që do ju ndahen gjatë jetës së tyre.
/Kryetari i KU Nikollë GEGAJ/

KOMENTOJE