Reagim i Smail-Maliq Çunmulaj – Gegaj është cinik

Ish Kryetari i Komunës Urbane të Tuzit dhe tani këshillëtarë në Kuvendin e kësaj Komunë reagoi në shkrimin “Emërtimet edhe në gjuhën shqipe” në të cilën Kryetari i tanishëm i Komunës Urbane të Tuzit Nikollë Gegaj thotë se vendosjet e tabelave, parasëgjithash tregon në punën me kualitet të cilën e bëjnë autoritetet përgjegjse të Kryeqytetit në bashkëpunim me udhëheqësin e ri “.

Është mirë që më në fund erdhi koha që edhe në Malësi është filluar vëndosja e tabelave me emertimet e vendbanimeve edhe në guhën shqipe por është në mënyrën më të ultë dhe cinike, deklaratat e Gegaj në lidhje me këtë çështje, kur ne kemi bërë polemikë dhe kemi dërguar kërkesë në Kryeqytet për këtë çështje tash dy vjet më parë, duke kërkuar që të kryhet ky obligim ligjor tha Çunmulaj. Ai tha se për shkak të opinionit deshiron të tregoj se në çfarë golgotit dhe në çfarë kushtet ishin kur ata ishin në pushtet, ku vendosja e këtyre tabelave në këtë moment tregon faktin se çfarë torturash politike, janë bërë kundër tyre.
“Ne kemi qën edhe në mandatin e kaluar sikur jemi edhe tash opozitë, sepse ne nuk kemi pasur kushte elementare për kryerjen e këtyre punëve që ne kemi qenë të obliguar ti bëjmë, pra edhe për këtë më të voglën punë siç është vëndosja e tabelave në dygjuhësi tha Çunmulaj. /Vijesti/ Perktheu: Albert Camaj

KOMENTOJE