Plagoset rëndë Eduard Curanaj në afërsi të shtëpisë së tij në Shipshanik

Vendasi Eduardo Curanaj (37) vjeçar u plagos rëndë sot rreth orës 18 , ndërsa kalonte rrugës për në shtëpinë e tij në fshatin Shipshanik afër Tuzit. Sipas informacioneve jozyrtare, person i panjohur nga automjeti ka gjuajtur me armë zjarrit, ku vendasin Curanaj e ka qëlluar në gjoks.

E gjitha kjo ndodhi në rrugën pranë shtëpisë së Curanaj në Shipshanik. Djaloshi i plagosur ka arritur që të shkojë deri tek nëna për ti treguar se është i plagosur rëndë.

Ai u transferua menjëherë në Qendrën Klinike në Podgoricë, ku edhe u operua dhe tashmë është jashtë rrezikut të për jetën.

Policia sonte ka kryer hetimin në vendin e ngjarjes, por nuk gjeti asnjë provë materiale, e cila do të jetë e dobishme për të ardhur deri tek sulmuesi. Sonte, askush nuk është arrestua.

Curanaj ka jetuar në Amerikë, por për shkak të kalimit të vizës disa muaj më parë u deportua në Mal të Zi. /Perktheu nga CDM Albert Camaj/

KOMENTOJE