Shqiptarët që banojnë në komunën e Ulqinit në Malin e Zi votuan këtë të dielë për të zgjedhur Këshillin Komunal.
Në 23 maj të këtij viti zgjedhjet lokale në këtë komunë me shumicë dërrmuese shqiptare nuk i dha shumicën asnjë partie shqiptare për të kontrolluar këshillin me 33 anëtare.
Në zgjedhjet e fundit janë futur 7 parti shqiptare të cilat janë përplasur shumë ashpër mes tyre në këtë fushatë.
Sërish kryetari i ri i komunës do të dalë vetëm pas aleancave me partine malazeze të Milo Gjykanoviç dhe partise së Unionit Demokratik të Shqiptarëve.
Për fitore shpreson edhe Nafiz Cungu, kryetari i Partisë Forca e Re.
Partia Socialdemokrate e Malit të Zi që drejtohet nga Milo Gjukanoviç në komunën e Ulqinit ka vendosur në krye të degës një shqiptar. Luigj Shkreli thote se pret një rezultat pozitiv në këto zgjedhje. /TCH/