FORCA më e forta në zgjedhjet në Ulqin

Megjithëse nga zgjedhjet e djeshme (17 tetor) FORCA fitoi më së shumti vota, asnjë nga listat/partitë nuk do të mund të formojë shumicën në Kuvëndin e Ulqinit, pa formimin e ndonjë koalicioni.
Sipas rezultateve preliminare, Forca e Nazif Cungut fitoi 11 mandate, Unioni Demokratik i Shqiptarëve i Ferhat Dinoshës së bashku me Partinë e Prosperitetit Demokratik të Ali Rexhës fituan 10 mandate, DPS e Milo Djukanovic me 7 mandate, SDP e Ranko Krivokapic me 2 mandate, Koalicioni i partive serbe “Bolji Ulcinj” me 2 mandate, Perspektiva e Amir Hollaj me 1 mandat. Lidhja Demokratike në Mal të Zi e Mehmet Bardhit, G.Q. Integrimi dhe Partia Boshnjake mbeten pa asnjë mandat.
Sipas gjitha gjasave, pritet që UDSH – PPD të formojnë koalicion me partnerin e tyre DPS për shumicën në Kuvëndin e Ulqinit.


1. FORCA: 11 mandate
2. UDSH së bashku me PPD: 10 mandate
3. DPS (Milo Djukanovic): 7 mandate
4. SDP: 2 mandate
5. Bolji Ulcinj (koalicioni serb): 2 mandate
6. Perspektiva: 1 mandat
7. LD në MZ: pa manadate
8. Partia Boshnjake: pa manadate

KOMENTOJE