Lëvizja “VETEVENDOSJE” më mirë të rrinte ajo që ishte

Tani kur edhe një herë u dëshmua se liderë artificialë e parti për haj medet kurrë nuk e kanë pasur obligim parësor punën dhe angazhimet për atdheun dhe kombin, po për partitë dhe xhepat e tyre, populli duhet të këndellet dhe të veprojë me kokën e tij e jo në cilësinë e robotëve partiakë e në cilësinë e atyre që jetojnë dhe vesin me mitet dhe për mitet. Militantët partiakë në Kosovë krijuan liderë mite dhe duke u dhënë atyre mundësinë që Kosovën ta “rruajnë” mirë, si e thotë populli. Populli ua mundësojë miteve të ndjehen më të mëdhenj se gjaku i dëshmorëve dhe më të mëdhenj se gjithë sakrificat e popullit ë gjorë nëpër kohë e shekuj. Vetëm te shqiptarët mundi, , vuajtjet dhe gjithë sakrificat e një populli të tërë lejohet t’u bëhen kredi për dekorata të pamerituara “liderëve” . Te ne ka ndodhur e vazhdon të ngjaj kjo dhe prandaj “mitet” kujtojnë se mund ta “vrajnë e kthjellin” motin kurdo u teket atyre dhe se ata kur hidhërohen e pat populli dhe Kosova. Vetëm në Kosovë, kjo u pa tani e sa herë, më shumë se atdheu, kombi e gjithë vlerat e tij vlejnë “mitet” njerëzore. Këto mite krijojnë kur u teket koalicione dhe i quajnë të mira dhe populli duartrokiti, Po këto mite kur ngopen para i shpallin të njëjtat gjëra, që i lavdëruan vet , se nuk kanë pasur kurrë edhe asnjë vlerë dhe populli prapë duartrokiti. Ky është realiteti ynë dhe haj kuku e haj medet për ne e për atdheun tonë.
Në gjithë këto vite pas pasluftës në Kosovë këto lojëra të turpshme të miteve dhe në merr të miteve janë kundërshtuar nga individë e Shoqata, por , duhet pranuar , më se shumti është ngritur zëri i kundërshtimit nga Lëvizja “Vetëvendosje” dhe prijësi i saj Albin Kurti. Kurtin nuk po e quaj lider sepse po frikësohem se e zë magjia e hijeve të zeza dhe kërkon të bëhet mit e për këtë disa “veprimtarë” të vonshëm të kësaj lëvizje janë të gatshëm t’ia punojnë medaljonin e kitit edhe atij , jo pse e duan dhe e nderojnë këtë njeri , por pse duan të vazhdojnë lojën e tyre të parë e të paparë sikur në partitë tjera ku ishin e aderonin dhe ua lëpinin këpucët liderëve të shpallur mit nga militantët partiakë.
Unë gjej guximin ta lus Albinin të mos ta bëj VETËVENDOSJEN pjesë të subjekteve garuese në zgjedhje sepse në shërbim të demokracisë, zërit të vërtetë të njerëzve është që Lëvizja “VETEVENDOSJE” më mirë të rrinte ajo që ishte. Po them gjej guxim sepse Albini e di kush jam dhe cilat ishin e janë angazhimet e mija, qoftë si gazetar në Kosovë e kudo , qoftë si veprimtar në përpjekjet për bashkimin e kombit e përmes Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë- Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”. Albini vështirë se tani do të thotë se unë e kam mirë se i janë qasur në do komuna njerëz që janë mësuar të notojnë dhe tani e shohin se “deti” më i mirë e me valë të duhura për ta është Albini, por Albini nuk do ta mohoj, besoj shumë, atë që e thash se ai respekton angazhimet e mija në media dhe në veprimtarinë time të përgjithshme në emër të kombit dhe bashkimit të tij. Nga kjo pozitë e respektit edhe po e them prapë se Lëvizja “VETEVENDOSJE” më mirë të rrinte ajo që ishte. Kjo ngase Albini e ca veprimtarë të devotshëm për atdheun dhe bashkimin e kombit do të ishin njashtu privilegjeve të luksit e kolltukëve, por çështja madhore për bashkimin e kombit do të rronte edhe tutje. Po ashtu edhe do të rronte një forcë vitale që do t’i demaskonte publikisht të palarat e “miteve” dhe pushtetarëve.

Rrahman Jasharaj, gazetar dhe koordinator i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” me seli në Pejë e në Tuz

KOMENTOJE

Albin Kurti dhe Rrahman Jasharaj
Rrahman Jasharaj (majtas) – Albin Kurti (djathtas)