Në Tiranë u promovua Lista për Shqipërinë Natyrale /video/

Mes qindra atdhetarëve të cilët luftojnë dhe punojnë për një Shqipëri natyrale Koço Danaj shpalli zyrtarisht lëvizjen e re politike të quajtur Lista për Shqipërinë Natyrale. Politikat e kësaj lëvizje do përqëndrohen në bashkimin e trojeve shqiptare në menyrë paqësore. Danaj theksoi se kjo lëvizje shumë shpejt do kërkoj nga Gjykata e Hagës që të rishqyrtoj vendimin e vitit 1913 të kongresit të Londrës prej të cilit trojet shqiptare mbetën të copëtuara.
Për të marrë pjesë në hapjen zyrtare të kësaj liste kishin ardhur shqiptare nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Çamëria, e poashtu edhe atdhetarë nga vendet e largëta për të cilët Shqipëria Natyrale është ëndërr që shumë shpejt duhet bërë realitet. /Ora News/

VIDEO: http://www.youtube.com/watch?v=OOIOdm_d0DA

KOMENTOJE