Drejtori i Entit Seizmologjik të Malit të Zi, Branislav Glavatovic për mediat malazeze ka thënë të enjten se në çdo çast mund të pritet një termet me intensitet deri 9 ballë të Shkallës së Merkalit, në zonat bregdetare të Malit të Zi.
Glavatovic njofton se aktiviteti i shtuar sizmik mund të ndodhë në çdo orë.
Ende nuk ka asnjë reagim të Qeverisë së Podgoricës mbi bazat e këtyre parashikimeve të autoritetit të Entit Seizmologjik të Malit të Zi, Branislav Glavatovic. /Malesia.Org/