Shqipëria e Madhe nuk ka përkrahje – Vujanovic

Presidentët e Malit të Zi dhe Maqedonis kanë rënë dakord se ideja e Shqipërisë natyrale nuk është reale dhe nuk mund të ketë përkrahje , por vetëm përdoret për retorikën zgjedhore si dhe për mobilizimin politik, vlerësuan para disa ditësh presidentët e Malit të Zi dhe Maqedonisë, Filip Vujanovic dhe George Ivanov.
”Lista për Shqipërinë Natyrale” , e cila është themeluar kohët e fundit në Tiranë, tha se do të mbështesë krijimin e një shteti për të gjithë shqiptarët, si dhe paralajrmuan pjesëmarrjen e saj në zgjedhje në të gjitha vendet ku banojnë shqiptarët.
“Unë jam shumë i gëzuar se idetë e tilla nuk e kanë përkrahjen te shqiptarët në Mal të Zi si dhe të politikanëve të tyre në Mal të Zi. Kjo ka të bëj me një ide që nuk mund të mbështetet në Mal të Zi. Shqiptarët në Mal të Zi janë qytetarët e Malit të Zi dhe të ardhmen e tyre duhet për ta ndërtuar në të, kurse Mali i Zi është i angazhuar për t’i pajisur ata me plotësinë e identitetit të tyre kombëtar dhe të gjitha të drejtat, “tha Vujanovic në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij maqedonas.
Ivanov theksoi se i gjithë rajoni një ditë do të jenë së bashku në BE.
I pyetur nëse shteti duhet të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të kishës, Ivanov dhe Vujanovic kanë thënë se ne duhet të respektojmë parimin e ndarjes së kishës nga shteti.
Ata kanë thënë se Podgorica dhe Shkupi ndajnë vlerat të përbashkëta evropiane dhe se do të jenë partnerë në procesin e integrimit. Ata vlerësojnë se bashkëpunimi me rajon është rekomandimi më i mirë për integrime të mëtutejshme.
Vujanovic tha se Mali i Zi ka interes që Shkupi dhe Athina sa më shpejt të zgjedhin mosmarrëveshjen mes tyre, në mënyrë që Maqedonia së shpejti të bëhet anëtare e plotë e BE-së dhe NATO-s, sepse kjo është në interes të të gjithë rajonit.
Presidenti malazez, në mënyrë që të përmirësojë marrëdhëniet, njoftoi nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëpunim në BE dhe në nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve.
Problemi kryesor që e pengon më shumë bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve, sipas Vujanovic, dhe Ivanov , është infrasuktura e dobët e komunikimit rrugor e cila duhet të përmirësohet.
Ivanov u takua edhe me Kryeministrin Milo Djukanovic dhe Kryetarin e Kuvëndit të Malit të Zi Ranko Krivokapic.
/Përkthyer nga Vijesti, Albert Camaj/

KOMENTOJE