51.2 përqind pro pavarësisë të Malit të Zi

Në rast se referendumi për pavarësinë e Malit të Zi do të ishte mbajtur qershorin e këtij viti, 51.2 përqind e qytetarëve të Mali të Zi do të kishin votuar për pavarësi, shkëputje nga Serbia, tregon anketa e shpallur nga organizata CEDEM (Qëndra për demokraci dhe të drejta të njeriut).
Në referendum me 21 maj 2006, për pavarësi të Malit të Zi votuan 55.5 përqind e qytetarëve.
Megjithatë, anketa tregon se shumica absolute e qytetarëve, rreth 62 përqind, përkrahë simbolet shtetërore të Malit të Zi.

Gjuhën malazeze flasin 38 % kurse serbe 41 %

Se flasin në gjuhën malazeze janë shprehë 38.2 % kurse në gjuhën serbe 41.6 % nga të anketuarit. 4.4 % gjuhën serbo-kroate kurse 12.3 % përgjigjën se është e njëjta gjuhë pavarësisht se si ta thërrasin. /Malesia.Org/

KOMENTOJE