Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan 2010

Nëntë vite më parë, në Michigan, Sh.B.A. nga emigrantët shqiptarë të ardhur viteve të fundit do të” lindte” një fëmijë i mbarë, që do të pagëzohej me emrin e bukur dhe kuptimplotë “Revista KUVENDI” të shoqëruar me: “Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan” në formën e një konkursi.
Nën kujdesin e atyre që e “ngjizën” botuesi i Revistës Kuvendi, zotëria i nderuar Pjetër Jaku dhe gjithë stafi i revistës, ai “fëmijë” nga viti në vit po hedh shtatin e tij, duke u bërë më i bukur, më i suksesshëm, më mbresëlënës, më i pëlqyer, duke u shtuar numri i konkuruesve…
Dhe pikërisht, ç’do fundtetori, për ta përjetuar nga afër ato ditë të gëzueshme, me mbresa dhe emocione të paharuara, krijuesit e ndryshëm letrarë shqiptarë në Sh.B.A. dëshirojnë të bëhen pjesë e asaj feste të bukur, duke dërguar krijimet e tyre letrare të një viti.
Vitin e kaluar, duke e përjetuar nga afër emocionet e asaj feste të bukur të Leterisë Shqipe, nuk mund të mungoja edhe këtë vit.
Michigani gjigand të mahnit me natyrën e tij vjeshtore; këtë e ndjejnë më tepër ata që kanë mundësi të shkojnë atje nëpërmjet linjës ajrore.
Shteti i grataçielave, i liqenit të madh dhe i liqeneve të tjerë, autostradat e shumta dhe të pafund, shumëllojshmëria e ngjyrave të gjetheve të pemëve të vjeshtës flokëartë… Dhe në atë shtet gjigand, ndodhet edhe një komunitet shqiptar, ndodhet edhe ajo vatër e ngrohtë bujare shqiptare që na mbledh e na gëzon, pjesëtares e familjes “KUVENDI”.

E shtunë, 30 Tetor 2010
Pasi aeroplani mbërrin në aeroportin DTW, (Detroit) pas pak minutash zbres shkallët elektronike dhe gjendem në hyrje të terminalit 1
Formoj numrin e telefonit të personit që ishim njoftuar për të na pritur, por, ai më përgjigjet se, ka ardhur vetë i zoti i shtëpisë, zotëria i nderuar Pjetër Jaku, për të pritur miqtë e ardhur nga shtete të ndryshme të Amerikës. (Me gjithë përgjegjësitë e përgatitjes që ka Pjetri në këto ditë të ngjeshura me punët e aktivitetit, e gjeti kohën për të ardhur vetë në aeroport për të na pritur,- mendova. Nuk ke si të mos kesh respekt të dyfishtë, të trefishtë… për këta njerëz të tillë)
I telefonoj Pjetrit dhe, nuk ishim shumë larg nga njeri tjetri.
Pjetër Jaku nuk kishte ardhur bashkë me krijuesin Zef Lleshi.
Kishte kaluar një vit pa u parë dhe, sigurisht, takohemi e përqafohemi si vëllai me vëllanë, si miku me mikun…
Miqtë në raste të tilla kur takohen pas kaq kohe, kanë shumë ç’të bisedojnë dhe të duket se koha nuk mjafton t’i themi të gjitha në atë çast, por ne kohen e kishim të mjaftueshme të bisedonim e të çmalleshim në aeroport, sepse, orari i mbërritjes së avionëve të tjerë ishte në itenerare kohe të shkurtër.
Pas gjysëm ore, midis njerëzve të shumtë, pamë të zbriste një burrë (Intelektualët dallohen që nga pamja e jashtëme)
– Ja erdhi edhe Mehdiu – tha Pjetri dhe u drejtua për nga ai. Ishte Dr. Mehdi Hyseni i ardhur nga Bostoni.
Edhe pse nuk e kisha parë asnjëherë Dr. Hysenin, takohemi si miq.
– Tani presim të mbërijnë edhe miqtë e tjerë nga Nju Jorku – tha Zefi dhe Pjetri. E kishin fjalën për shkrimtarin e mirënjohur Fatos Kongoli me bashkëshorten e tij, Lili, si të ftuar nderi në aktivitet dhe poeten Iliriana Sulkuqi.
Në biseda mes miqsh e shokë, koha ecën pa u kuptuar; kur një zile telefoni, njofton për mbërritjen e të sapoardhurve nga Nju Jorku.
Takimi për të disatën herë me shkrimtarin Kongoli, na ka bërë si të jemi miq të njohur prej kohësh. Përqafohemi me mall…
Hyjmë në makinat miniven dhe nisemi drejt hotelit luksoz “CANDLEWOOD” ku Pjetri kishte bërë pronotimet.
Na mjaftonte një pushim i shkurtër pakorësh, për të vazhduar programin e aktivitetit.
Pasi Pjetri dhe Zefi ishin larguar, dëgjoj zilen e telefonit tim. Ishte përsëri Pjetri; Po e “hante” meraku, për të na thënë, atë që i kishte dalë nga mendja të na i thoshte në hotel.
– Pjerr, në katin e parë të hotelit ndodhet salla e ngrënies. Ju lutem, uluni dhe hani ç’të dëshironi… Të gjitha janë të paguara…
Zot! E ç’farë mund të ndjesh në ato çaste për njerëz të rallë si zoti Jaku, përveç se respekt dhe dashuri… më shumë