Lugina do të jetë pjesë e Shqipërisë etnike

Lideri Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, njëherësh nënkryetar i komunës së Preshevës dhe ish-komandant i lëvizjes çlirimtare për Luginë të Preshevës (UÇPMB), në një intervistë dhënë të shtunën gazetës serbe Press, ka deklaruar se Lugina e Preshevës më së largu në vitin 2015, do të jetë pjesë e Shqipërisë Etnike.

Sipas Rexhepit, deklarata e tij dhënë ditë më parë në Tiranë se se ‘Lugina e Preshevës është territori më i okupuar shqiptar’, ishte e vonuar dhe assesi e nxituar. Në fund të fundit, sipas tij, Presheva dhe Bujanoci deri në vitin 1956, kanë qenë pjesë e Kosovës dhe nuk sheh diçka kontestuese të ketë në deklaratën e tij.

I pyetur se Prokuroria Republikane e Serbisë të ketë paralajmëruar hetime kundër tij, Rexhepi përgjigjet se “unë kam qenë më parë një i burgosur politik, për herë të parë në vitin 1982, edhe motra ime ishte një e burgosur politike, ishte dënuar kur kishte qenë vetëm 17-vjeçare, ndaj prokuroria le të urdhërojnë menjëherë të kryejë punën e vetë”. /Telegrafi/

KOMENTOJE