Nju Jork: U zhvillua Festivali XX -të Shqiptarë në SHBA

Një “Mal i Madh” me këngë dhe valle shqiptare në Amerikë

NJU JORK : Në Lehman Ceneter Performing Arts në Bronks- Nju Jork, në 6 nëntor u zhvillua Festivali i XX-të i Këngës e Valles Shqiptare, organizuar nga Qendra ” “Nënë Tereza” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale – nën kujdesin e kësaj famullie dhe meshtarit e famullitarit dom Pjetër Popaj, kushtuar 100- Vejtorit të lindjes së Nënë Tereses. Në këtë festival si çdo vit marrin pjesë , artistët, muzikantët e këngëtarët e vallëtarët shqiptarë, të cilët, për arsye, kohë, e rrethana të ndryshme, dihet se lanë vendlindjen dhe ushtruan aktivitetin e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje shumë prej tyre edhe nga ata që kanë qënë me ansambalin shtetror të këngëve e valleve.

Festivalin e XX-të Shqiptar, që u mbajt të shtunën në mbrëmje e ndoqën më shumë se 3000 veta. Në festën e madhe të kulturës, për të parë Festivalin e XX-të, erdhën me këtë rast edhe përfaqësues të komunitet të artistëve, drejtues të organizatave e shoqatave shqiptare, televizionet e gazetat e komunitetit, disa autoritete lokale, si edhe bashkëatdhetar nga qytetet e tjera rreth Nju Jorkut, e shtetet për rreth tij.

Përfaqësues të shtetit të Shqipërisë në Nju Jork, dhe Republikës së Kosovës. Ishte i ftuar nderi i këtij festivali edhe kongresmeni Eliot Engel, kryetari i Komunës së Gjakovës Pal Leka, kryetari i Federatës PanShqiptare Vatra, dr Gjon Buçaj, Presidenti i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan Martin Shkreli, veprimtari i dalluar i komunitetit Harry Bajraktari, aktori i njohur shqiptar në SHBA-, Jim Biberaj, Luan Bexheti dhe regjizori amerikan Joshua Marston .

Në skenën e festivalit për më shumë se 6 orë, u ngjitën grupe vallëtarësh, këngëtarësh e instrumentistësh nga të gjitha trevat, duke interpretuar sipas programit më se 35 pika të ndryeshme. Fëmijë të moshave 6 -7 vjeçare dhe të moshuar kënduan, vallëzuan së bashku në skenën e festivalit.. Festivali, ishte i pasur me këngë e valle, humor e pjes instrumentale, skeçe e parodi, valle e melodi të zgjedhura shqiptare, të të gjitha krahinave. Festivali u hap me dy këngë “Këngë për Nënë Teresen dhe Kënga për Festivalin e XX me Vasil Shkreli dhe Grupi. Dhe u mbyll me një spektakël madhështor, me pjesën muzikore “Shqipet tona kurr nuk ndalen”, interpretuar nga Grupi “Mergimi” nga Patersoni me solist Liridona Dervishi dhe Arlind Brahimi, dhe shpalosjen e një flamuri të madh kuqezi sa e gjithë skena.

Këngët e vallet e Festivalit të XX-të u shoqëruan nga grupi muzikor “ALBA” nën drejtimin e kitaristit të talentuar të orkestrës së RTVSH dhe Ansamblit shtetëror të këngëve dhe Valleve Popullore Edmond Xhani, në klarinetë dhe saks mjeshtri Sokol Asllani, në organo kompozitori i mirënjohur Ilir Dangëllia, në bateri Artan Kushi dhe në kitar bas Bradhyl Gaba.

Kryetar i Komisionit të festivalit ishte Famulllitari, Dom Pjetër Popaj, Drejtor i Festivalit Mark K. Shkreli, Drejtor Organizativ Fran Çotaj, Drejtor i Skenës Ludvig Çotaj, Publiciteti dhe Marketingu Ismer Mjeku, Koordinator i Medieve Simon Vukel, Koordinatore të reklamave: Lule Gjokaj, Age Ivezaj, dhe Viktor Gjelaj. Koferencirët të festivalit Lidia Ujkaj dhe Erion Spiro, Dirigjent Edmond Xhani, Skenografia Luan Qose, Skenografia Luan Qose dhe Drejtor Artistik /Regjizor Gëzim Nika.

Bekimin e Festivalit i XX-të Artistik i Këngës Shqiptare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me përshëndetjen tradicionale e bëri Dom Pjeter Popaj, famullitar i Kishës “Zoja e Shkodres”, në Hartsdale – Nju Jork.

“Ky fesitavl , tha Dom Pjetër Popaj, i dedikohet 100 – Vjetorit të lindjes së Nana Tereses. Ne faleminderojmë Zotin për të gjitha bekimet që na i ka dhënë. Ai i ka bërë këto bekime e virtyte të njohura në krejt botën nëpërmjet Nanës Tereze.Dedikimi i saj ndaj Zotit dhe popullit qet në pah dhuratën tipike shqiptare të Besës. Kur ja jep besën dikujt ja ke dhënë fjalën, ja ke dhënë jetën. Nana Tereze ishte në atë mënyrë . Ajo dhuroi jetën e vetë Zotit dhe të varfërve dhe e ka mbajtur besën deri në fund të jetës së vetë.

Sonte ne kremtojmë së bashku, traditën tonë të bukur ruajtjen prej etërve tanë ndër shekuj. Shumë këngë u dedikohen herojve tanë që nuk kanë kursyer veten dhe kan dhënë jetën për të ruajtur traditën dhe indetitettin tonë. Ne jemi shumë krenar për të rijnjt e të rejat e komunitetit tonë, sidomos ata që kanë lindur këtu, që nuk e harronë prejardhjen e tyre shqiptare. Ata e dojnë gjuhën shqipe dhe krenohen se janë shqiptar. Shumë prej tyre do t’ju argëtojnë sonte. Vëreni sa bukur vallëzojnë e këndojnë shqip që tregon se sa fort janë të kënaqur që janë shqiptar.

Nana Tereze deri që ka vdekur e ka thanë uratën e Puna e Pendimit shqip.Ajo gjithmonë ka qënë krenare për të qënë shqiptare. Tani faleminderojmë Zotin që na Parriz kemi një shqiptare që flet shqip. E faleminderojmë komisijonin organizativë për punën e palodhur për ta bërë këtë mbrëmje kaq të bukur për neve. Ne kemi ardhur për tu përgëzuar me njeri tjetrin ndërsa përcjellim argëtimin e pashoq të bijëve e bijave tuaja, vëllezërve dhe motrave tona, ne jemi krenar me ta, dhe jemi krenar me kulturën tonë të pasur e të lasht kombëtare. Prandaj edhe nji herë mirë se keni ardhur dhe kalofshi mirë në këtë festival.

Koferencirët të festivalit Lidia Ujkaj dhe Erion Spiro, në fillim të shfaqjes thanë se ” Festivali Shqiptar përpiqet që të indetifikojë, dokumentojë dhe prezantojë artistë të folklorit nga komuniteti shqiptar dhe njëkohësisht të mbajë të bashkuar komunitetin tonë, pa dallim feje apo krahine. Festivali, ruan dhe përkrah traditat muzikore dhe folklorike autoktone shqiptare si dhe siguroj që ato do të vazhdojnë të ekzistojnë dhe të kenë domethënie për brezat e ardhshëm. Festivali i ofron spektatorit të thjeshtë mundësinë e mishërimit me thesarin e pasur të kulturës shqiptare. Së fundi, Festivali Shqiptar manifeston begatinë kulturore të komunitetit shqiptar si një pjesë indetifikuese e komunitetit të përgjithshëm amerikan.”

Pjesa që mori më shumë duartrokitje ishte grupi i ansamblit të krjiuar nga mjeshtri i firzamonikës Raif Hyseni, dhe Merita Halili, gjë e cila i solli publikut një atmosfer që rrallë e kemi parë, kur këngëtarët dhe solistët e instrumentitët amerikan, kënduan shqip dhe interpretuan vetëm shqip. Kënaqësia në sallë mbrriti kulmin, kur rreth 3000 spektator, u ngritën në këmbë dhe duartrokitën zjarrt, interpretimin e tyre të këngëve “”Ti ti ti matane, Laje – Laje kryt se rosa, Çësht ma bukur në kyt bot, Oh ku po shkon moj rrushja e lalës”.

Në fund, Juria e Festivalit të XX-të, e përbërë nga Liljana Qose Kryetare dhe anëtarët: aktorja e njohur Elza Zagreda, sekongrafi Astrit Tota , poetja Rita Saliu dhe Vasil Marku , tha se duke e patur të vështirë në përcaktimin e fitueseve arriti të vendosi për përcatimin e fituesve pas u tërhoq në konsultime se:

Jiria e festivalit pas shumë “vështërsish” për të gjetur se kush ishte kostumi më i bukur, kënga më e bukur, grupi më i talentuar , muzikanët më të talentuar, me kostumet me folklorin brilant , pra gjithëçka të mrekullueshme, e tjer, ka vendosur, tha kryetarja e Jurisë, z Liliana Qose, që me:

Çmimin “Grupi dhe Kostumi” më i mirë të nderojë, Grupi Rugova.
Çmimi grupi folklorik më i miri : “Gurpi Kelemndi”
Çmimi i veçnatë i jepet grupit më të mirë Agim Kola me Grupin e Fëmijëve dhe solisti
n Kreshnik Zhabjaku shoqëruar nga fëmijët e korit të Kishës Katolike Zonja e Shkodrës.
Çmimi i tjetër Grupi Polifinik nga Bostoni.
Çmimi i Grupit më të Mirë të Valltarve – Grupi ‘Bashkimi” nga Bostoni, me drejtues korogrfin e njohur Bashkim Braho.
Çmim i veçantë për interpretuesen më të mirë Arlinda Balidemaj me këngën për Nanë Terezen.
Çmim i veçantë për njërin nga pesë grupet që bëri interpretimin më të bukur dhe koreografinë më të mirë – Grupi i Vallve “Rozafati” i Kishës Katolike shqiptare Zonja e Shkodrës me korografi të Angjelina Nika.

Në fund tha kryetarja e Jurisë, z Liliana Qose, se:” Në këtë festival jubilar meqënse është Festivali i XX-të i këngës dhe valles shqiptare në Amerikë, dedikuar 100 Vjetorit të lindjes së Nëna Tereses, ishte një diçka e mrekullueshme jo vetëm për floklorin e bukur shqiptar, por edhe për ne shqiptarët e Amerikës, ndajm një çmimin të posaqëm “Grupi Sopecial” për Grupin më fatastik të festivalit, Ansambalin Shiptarë e Amerikan të drejtuar nga mjeshtri i firzamonikës Raif Hyseni , grupi : “Raif Hyseni’s Albanian – American Ensemble” Merita Halili – Sing Calss Polly Tapia Ferber – Frame Drum Class”.

Në fund u dha dhe çmimi këngëtari më i mirë , të cilin e mori Artur Matia dhe një çmim për orkestrën e festivalit orkestrën “Alba”, me drejtues Edmont Xhani, ( Sokol Asllani Klarinet, Artan Kushi drums, Illir Dangëllia organo,Bradhyl Graba keyboard).
/BEQIR SINA, New York/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE